Protesta e së enjtes, mblidhen
krerët e departamenteve të PD-së

Protesta e së enjtes, mblidhen<br />krerët e departamenteve të PD-së
TIRANË - Në selinë e Partisë Demokratike u zhvillua një mbledhje e krerëve të departamenteve të PD-së në lidhje me mobilizimin e sa më shumë personave në protestën e së enjtes në orën 11:00 të paradites.
 
Në mungesë të Bashës mbledhja u drejtua nga nënkryetari I PD-së Edmond Spaho. Mësohet se krerëve të departamenteve t'i jetë kërkuar një angazhim për të mobilizuar forcat qoftë të kryeqytetit por ashtu edhe të rretheve për të patur një numër sa më të madh pjesëmarrësish.

Pavarësisht se skenari i protestës mbetet ende i pavendosur, gjasat janë që pas mbledhjes së protestuesve në sheshin Skënderbe  të ketë një marshim drejt bulevardit përballë kryeministrisë.

Nuk përjashtohet mundësia që një grup protestuesish ti drejtohet edhe ambienteve përballë parlamentit për të protestuar. Ndërkohë që versioni final i protestës do të vendoset të mërkurën në një mbledhje tjetër, me ardhjen e kryetarit Basha nga vizita e tij në Strasburg.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Ilir Yzeir: Rri e rri e trazo hirin

Ilir Yzeir: Rri e rri e trazo hirin