Protesta e Sali Berishës, Policia njofton masat: Ja rrugët që do bllokohen

Protesta e Sali Berishës, Policia njofton masat: Ja rrugët që do bllokohen

Sali Berisha në protestën për marrjen e selisë blu

TIRANË- Në kuadër të protestës së thirrur nga Sali Berisha, policia ka njoftuar masat e marra, teksa ka bërë me dije se do të ndalohet qarkullimi në disa akse rrugore në qendër të Tiranës. Bllokimi do të nisë në orën 15:00, një orë para se të nisë protesta e ndërsa do të zgjasë për të paktën deri në orën 20:00. Uniformat blu i bëjnë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjen e automjeteve.

"Në kuadër të tubimit që do të zhvillohet më datë 12.11.2022, në orën 16:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit", në Tiranë, Policia e Shtetit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave, të hartuar për këtë qëllim, njofton qytetarët se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera, në varësi të lëvizjes së pjesëmarrësve në  tubim. 

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, duke filluar prej orës 15:00, të datës 12.11.2022, deri në përfundim të tubimit, janë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D'Ark" dhe bulevardi "Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete, në këto akse rrugore, dhe të përdorin rrugë alternative, me qëllim moskrijimin e konfuzionit dhe për të mos penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve. Policia e Shtetit garanton qytetarët se ka marrë të gjitha masat e sigurisë, në përmbushje të përgjegjësive institucionale të saj, për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, si dhe për sigurinë rrugore, në të gjithë territorin e vendit, veçanërisht në sheshet dhe segmentet rrugore, në të cilat do të zhvillohet tubimi", thuhet në njoftim. 

Protesta e Sali Berishës, ku rol po ashtu organizativ ka edhe Partia e Lirisë e Ilir Metës do të mbahet të shtunën e 12 nëntorit para kryeministrisë. Ky i fundit, publikoi në rrjetet sociale pamje nga protestat e kaluara duke shkruar “Është Koha të shpëtojmë shqipërinë”. Komisioni i Rithmelimit ka marrë 4 orë leje në Policinë e Shtetit për të organizuar protestën.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë