Pas 12 ditësh protestë, studentët duke parë ndërhyrjen e partive opozitare PD e LSI kanë reflektuar duke kërkuar të ulen në dialog me kryeministrin Rama për kërkesat e tyre.
Përfaqësuesi i studentëve në Senatin Akademik të Universitetit Politeknik të Tiranës, Jurgen Myrtaj shkruan se është momenti që studentët të ulen e të dialogojnë me kryeministrin për plotësimin e kërkesave të tyre si edhe për ti hapur rrugë kështu një reforme të thellë në arsim për ta dhe për brezat në vazhdim.
Postimi i Jurgen Myrtajt në Facebook
Statusi i plotë:
Si perfaqesues i studenteve ne Senatin Akademik te Universitetit Politeknik te Tiranes si dhe duke u perballuar me ngerçin qe ka perfshire universitetet ne rang kombetar prej 10 ditesh, ndiej pergjegjesi edhe detyrim per te reflektuar ndaj kesaj situate.
Gjendemi te gjithe perpara nje proteste ku kryefjala e saj jemi ne studentet.Nje proteste e cila ne thelb nuk ka thjesht kerkesat financiare dhe permiresimin e kushteve te studimit e jeteses,por ndryshimin e sistemit te larte arsimor publik. Pare nga ky kendveshtrim gjithcka duket shume e qarte ne lidhje me kerkesat tona.
Por cfare realisht eshte arritur gjate ketyre diteve?
Kemi marre vemendjen e qeverise, ministrise se arsimit sigurisht edhe universiteteve perkatese.
Nuk kemi me kohe per te humbur.
Pak a shume jemi koshient qe kjo protest po shteron dita dites pasi tashme ka marr dhe eshte duke marr ngjyrime te ndryshme.Kemi perpara nje ftese te hapur nga e cila duhet te marrim me te miren e mundshme.
Shkurt, bukur dhe paster eshte momenti te ulemi e ti japim zgjidhje njeher e mire kesaj situate.Le ta bejme kete per veten tone se pari e le te hapim nje dritare shprese per brezat pasardhes.
Marrë nga: Lexo.al