Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, në një lidhje telefonike për Report Tv i sqaroi takimin e dështuar të saj me studentët që protestonin te Ministria e Arsimit. Ajo u shpreh se doli nga zyra pasi dëgjoi studentët të thërrisnin emrin e saj, por ata nuk pranuan që të bidesonin: "Kur dëgjova thirrjet e emrit tim "dil në shesh se ka ardhur rinia dhe jo ushtria", sigurisht e përsëris zemra më tha se duhet të jem me ta...Shikoja djem dhe vajza në shi që thërrisnin emrin tim. Zbrita për të qenë aty duke iu përgjigjur kësaj kërkese të studentëve. Nuk dëshiruan që të vijonim komunikimin aty edhe pse si ministre dhe qytetare e kuptoj që të ndodhë një komunikim duhet të ketë dëgjim midis palëve, u largova më pas. kjo ishte e vërteta e daljes time aty, nuk pyeta askënd, përpos zemrës time dhe shprehive të një nënë,sigurisht si ministre prevalon ajo që thash në fillim, studentët kanë gjithmonë të drejtë'.
Intervista e plotë e Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla për Report Tv
Intervista për Report Tv
Znj.Nikolla, kemi herë në ditën e pestë të protestës së studentëve. Sie parashikoni, çfarë do të bëjë MInistria e Arsimit për zgjidhjen e kësaj situate?
Atë që kemi bërë dhe thënë që në fillim, dhamë gjestin tonë me realizimin e pikës së parë që ishte kërkesa krtyesore për heqjen e pikës katër te VKM dhe jhemi të hapur për komunikim për të adresuar çdo shqetësim të studentëve. Nuk është çështje për negociata se çfarë pike do shqyrtojmë dhe çfarë do lëmë, por është çështja për komunikim, për të adresuar të gjitha shqetësimet e studentëve. E kam thënë që ditën e parë: studentët kanë gjithmonë të drejtë, është përgjegjësia jonë që të ulemi të shikojmë mbi të vërtetat, të nxjerrim përgjegjësitë edhe të ministres nëse i ka dhe të adresojmë të gjitha shqetësimet e studentëve.
E nisën me 4 kërkesa dhe e çuan në tetë. Kërkesat janë të drejta?
Patjetër. Çdo kërkesë në kuptimin e shqetësimit për të bërë zgjidhje, sepse zgjidhjet nuk duhet të jenë të njëanshme, ndaj unë kam kërkuar komunikim me studentët dhe pedagogët që të mos kemi zgjidhje të njëanshme, të mos kemi zgjidhje të padrejta, të kemi zgjidhje gjithëpërfshirëse. Kjo protestë, jo vetëm qytetare në kuptimin më të plotë të një proteste të drejtë, por duhet ta kthejmë në rezultate që modernizojnë të gjithë sistemin e arsimit të lartë. Por kjo nuk bëhet me deklarata, por duke parë të gjitha rezultatet hap pas hapi dhe duke shqyrtuar hap pas hapi dhe me profesionalizëm çdo të vërtetë.
Pati një incident mes jush dhe studentëve përpara Ministrisë së Arsimit...
Nuk ishte incident. Mos e përcillni si të tillë. Kam gjithë këto ditë që ndjek kërkesat e studentëve dhe i jam përgjigjur çdo kërkese që ata kanë pasur. Kur dëgjova thirrjet e emrit tim "dil në shesh se ka ardhur rinia dhe jo ushtria", sigurisht e përsëris zemra më tha se duhet të jem me ta... Shikoja djem dhe vajza në shi që thërrisnin emrin tim. Zbrita për të qenë aty duke iu përgjigjur kësaj kërkese të studentëve. Nuk dëshiruan që të vijonim komunikimin aty edhe pse si ministre dhe qytetare e kuptoj që të ndodhë një komunikim duhet të ketë dëgjim midis palëve, u largova më pas. kjo ishte e vërteta e daljes time aty, nuk pyeta askënd, përpos zemrës time dhe shprehive të një nënë, sigurisht si ministre prevalon ajo që thash në fillim, studentët kanë gjithmonë të drejtë.
Dy nga kërkesat e reja të studentëve janë përgjysmimi i tarifave të shkollimit dhe dyfishimi i buxhetit të arsimit të lartë. Është e gatshme ministria dhe qeveria për të ndërmarrë këto dy hapa të rëndësishëm edhe për të ardhmen e protestës?
Patjetër që është e gatshme por ne duhet të flasim dhe të shqyrtojmë nëse është e gatshme shoqëria për të rritur taksat që të rrisim buxhetin e arsimit dhe të ulim tarifat? Ne duhet t'i shqyrtojmë këto, buxheti do shkojë për të ulur tarifat apo për të modernizuar sistemin. pra, janë të gjitha objeksionet dhe të gjitha mundësitë që në dialogun dhe ndërveprimin me aktorë të tjerë, pasi siç e dini tarifat i vendos universiteti dhe jo qeveria, por jemi të hapur për të komunikuar dhe vepruar. Duhet filluar komunikimi për të parë të vërtetat drejt e në sy dhe për të gjetur zgjidhjet e duhura. Të gjitha kërkesat që kanë studentët janë të mundura të zgjidhen, por s'ka zgjidhje të njëanshme, por ka zgjidhje përmes komunikimit, dialogut dhe ndërveprimit.
Në momentin që dolët me studentët, arritët të bisedonit me ndonjërin për kërkesat e tyre?
Në momentin e parë, ishte një zotëri që më tha "bravo, dhe tashmë studentët duhet të largohen, pasi ia arritën që ministrja të zbresë në shesh". Kam ecur shumë hapa me studentët, por nuk ishin të gatshëm që ato të vijonin me komunikimin dhe normal në mes të sheshit nuk mund të ketë një komunikim normal ku secila nga palët të dëgjohet dhe u ktheva në zyrën time për të ndjekur me përgjegjësi të gjitha zhvillimet.
E shikoni si kontradiktore këtë sjellje të studentëve? Pasi kanë ditë që ju kërkojnë në shesh dhe sot që ju shkuat, ata ju refuzuan...
Kjo është e vëreta. Nuk dua të komentoj as kontraditën dhe as sjelljen. Jam e gatshme t'i përgjigjem çdo kërkese të studentëve për dialog dhe komunikim. Ku, si dhe kur, jam e gatshme të bisedoj me ta. Të kesh komunikim, gjëja e parë që duhet realizuar, është të dëgjosh palët. Ta gjejnë sallën dhe unë do të jem aty për t'u përgjigjur nga A-ja te Zh-ja të gjitha pyetjeve, shqetësimeve, kritikave. Dhe jam po aq e përgjegjshme për të marrë edhe përgjegjësitë mbi vete.
Studentët e kanë cilësuar si një lloj ultimatumi...Si do veproni nëse nuk pranojnë dialogun?
Unë jam ministre e arsimit dhe jam e vendosur që të gjitha kërkesat dhe shqetësimet e studentëve t'i adresojmë. Dhe mënyra e vetme është dialogu, komunikimi, konsensusi dhe më pas veprimi për të realizuar gjithçka që biem dakord sëbashku.
I keni identifikuar udhëheqësit e kësaj proteste me të cilët të keni mundësi të komunikoni? Apo është një protestë e cila nuk ka një drejtues, por është një masivitet studentësh...
Kam komunikuar me disa grupime këshillash studentorë, përfaqësues të grupimeve të dnryshme, të cilët veç e veç dhe jo më larg se mbrëmjen e kaluar kanë thënë se jemi të gatshëm për komunikimin. Patjetër, vetëm komunikimi është rruga e duhur për të zgjidhur shqetësimet dhe ulja në tryezë, krijimi i grupeve të gatshme të punës, por e kemi të pamundur që ne të hedhim hapin e parë sepse të tjerët do na thonë kështu apo ashtu... Kjo është e vërteta. Ende ata nuk kanë të kristalizuar një përfaqësi për të filluar me grupin e punës. Por dhe përtej kësaj unë sërish u bëj thirrje që të gjejnë sallën më të madhe, edhe të Pallatit të Kongreseve po të duan, unë atje do të jem për t'iu përgjigjur.
Studentët kanë paralajmëruar edhe grevë urie...
Unë nuk dua të shkohet te ky moment ekstrem sepse janë bij dhe bija nënash, por duhet të bëjmë gjithçka të mundur për të nisur komunikimin dhe dialogun për zgjidhjen e çështjeve. Qeveria, Ministria dhe vetë unë, do të bëjmë të pamundurën që kjo të ndodhë pa krijuar eksese të asaj që ju sapo thatë.
Minimalja mininistra e kecapit duhet te jape doreheqje per shkaterrimin e arsimit shqiptare.
Përgjigjushume e sakte ajo qe thua.duhen univrsitete qe japin dipllomen online nga shtepia dhe kafeneja,dhe pa asnje lek ,me pak se cjenin kur ishte pd juaj.sa te trashe qe jeni