Protesta e studentëve/  LSI apel qeverisë, Mehmetaj: Nesër tregoni se do të dëgjoni kërkesat e tyre

Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon nga mazhoranca që në seancën plenare të së enjtes të plotësohen 8 kërkesat e studentëve. Deputetja Kejdi Mehmetaj, deputete e LSI kërkoi nga qeveria që të marrë përgjegjësitë, pasi në të kundërt do e presë një revoltë studentore.

Deklarata e plotë e Kejdi Mehmetaj:

Dy javë pas nisjes së protestës së studentëve ata kanë fituar mbështetjen e qytetarëve shqiptarë dhe së fundmi edhe të partnerëve ndërkombëtar, ç’ka konfirmon se e drejta është me ta.

Një gjë është fakt, se realiteti akuzues dhe situata e vështirë jo vetëm e Universiteteve, por e të gjithë sistemit arsimor në Shqipëri nuk ka nevojë për deklarata, por për zgjidhje. Dhe zgjidhja fillon në veprime të qeverisë, jo me diskutime që nuk kanë fund. Prandaj Kryeministri si personi kryesor përgjegjës për situatën e krijuar të lërë mënjanë retorikën dhe të marrë përgjegjësitë duke plotësuar tetë kërkesat jetike të studentëve. Vetëm kështu hapet rruga e dialogut për reformimin serioz të arsimit në Shqipëri.

Përballë shfaqjeve të inskenuara të Kryeministrit me lista të detyruara pjesëmarrësish në auditorët e rrënuara të Universiteteve ishin sot studentët e revoltuar në ditën e 15 të protestës së tyre.

Përtej sforcimit të madh për të krijuar në sytë qytetarëve fasadën e rradhës të dialogut, e vërteta iu tha në sy nga studentë e profesorë se gjendja e arsimit në Shqipëri është në ditën e saj më të keqe.

Shqetësimet e studentëve dhe problemet e arsimit të lartë janë bërtitur prej 15 ditësh nga studentët në protestat e tyre dhe shtirja se dëgjohen përherëtëparë janë tregues të paftësisë qeverisëse dhe dëshirës për ta mbyllur me premtime boshe protestën, këtë protest që është në fakt më domethënësja e zhvilluar në Shqipëri qysh prej rënies së diktaturës.

Justifikimet se u dashkan kohë dhe afate,vetëm nxisin më tej revoltën studentore. Çdo kërkesë e tyre nuk merr jetë nëse ajo nuk mbështetet me buxhet.

Studentët kërkojnë tarifa të ulura, investime në infrastrukturë, Kartën e Studentit, kërkim shkencor, biblioteka dhe kushte më të mira, të gjitha këto realizohen vetëm me buxhet. Çdo aksion tjetër është veçse retorikë, arrogance dhe dashakeqësi.

Të enjten në seancën parlamentare, maxhoranca ka shansin e fundit tu tregojë studentëve se realisht do ti dëgjojë ata. Në aksioni nuk ndërmerret për të rritur buxhetin, çdo shfaqje tjetër është e kotë, çdo shfaqje tjetër do të shoqërohet vetëm me reagim dhe revolt studentore.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 19/12/2018 16:21

    Ham gam ja dhe konet e Lesh e Lise

    Përgjigju
  • USA: 18/12/2018 19:41

    TI MOJ KURVIC E VOGEL SHKO LAJ BREKET NJEHER SE I KE ME KAK PASTAJ DIL DHE JEP MENDJE

    Përgjigju
  • Lond: 18/12/2018 18:21

    O gazetar na e gjeni ket hardhuck te shumtuar, ka mbush likja parlamentin me kto shal shurra nderkoh qe koleget e ksaj paguajn dhe turturohen si studenta kjo ufoja merr gati 5 milion lek ne muaj, hapu dhe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë