Studentët e Fakulteteve kryesore në Tiranë janë mbledhur në sheshin Nënë Tereza për të marshuar drejt Ministrisë së Arsimit. Studentë të Fakultetit të Gjeodezisë, Shkencave Sociale, Ekonomikut, dhe Mjekësisë me pankarta në duar ku shkruhet: “Tarifa më të ulëta, duam kushte më të mira”, studentët pritet të mblidhen tek MASR ku do të qëndrojnë deri në orën 16:00, që është edhe afati i fundit i vendosur prej tyre për pranimin e 8 kërkesave nga qeveria. Studentët e Akademisë së Arteve kënduan himnin kombëtar dhe luajtën me vegla muzikore në shenjë proteste. Një nga protestuesit është shprehur: Do protestojmë derisa të plotësohen kërkesat tona.
Lajmi kryesor: