Protesta e studentëve ka qenë tema e diskutimit edhe në studion e Rreze Dielli në Report Tv. Pedagogu Rezart Prifti ka folur për situatën e krijuar në vend. Pedagogu tha se është e domosdoshme që çdo grup i protestuesve duhet të nxjerrë një përfaqësues në mënyrë që të hapet rruga për dialog.
“Unë do isha për një proces që studentët të nderoheshin deri në fund. Secili grup përpilon një sërë kërkesash, ne kemi 5 grupe. Secili grup të nxjerrë një përfaqësues, delegatët. Është një linçim i frikshëm, një studente më tha nuk ju duam juve. Të ishin studentët në shkollë kaq kreativë do bëhej nami. Studentët janë kundër negociatave mesa di unë.”-u shpreh Prifti.
Në studio ishte e pranishme edhe një studente, Arbjona Cibuku. Ajo u shpreh se studentët do të vijojnë protestën e tyre deri në realizimin e kërkesave të tyre.
“Monolog ishte ai i kryeministrit jo yni. Nuk ka asgjë të keqe, por shumica mendojnë se mund të politizohet situata. Sa të qëndrueshëm do jenë, do shohim. E kemi ndarë mendjen se do rezistojmë, nuk do të lëvizim.”u shpreh Çibuku.