Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik po zhvillon ditën e sotme një seancë dëgjimore me rektorët e Universiteteve publike për situatën e krijuar në universitete gjatë dhe pas protestës studentore; menaxhimi i situatës rast pas rasti; situata financiare në Universitete dhe qëndrimin e rektorëve ndaj VKM-ve. Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, deklaroi sot se mbështet qëndrimet e Asambleve të Fakulteteve, ndërsa kërkoi rritjen e buxhetit të shtetit për Universitetin dhe Doktoraturat.
"Universiteti i Tiranës ka një buxhet shumë të vogël për pagat që mbulohej me tarifat e studentëve dhe kam kërkuar në këtë komision që të mbulohet 100% nga buxheti i shtetit. Kam kërkuar dhe rritjen e buxhetit për kërkimin shkencor për shkak të hapjes së shkollës së Doktoraturës. Kërkimi shkencor lë për të dëshiruar për shkak të mungesës së një fondi të caktuar.
Po cënohet cikli i tretë i studimeve për shkak se ligji i ri ka përcaktuar që Doktoraturat zhvillohen në kuadër të një projekti kërkimor që duhet të financohet nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor. Unë i mbështes të gjithë qëndrimet e Asambleve së Fakulteteve" deklaroi Koni.
Seanca është shoqëruar edhe me debate të forta mes Albana Vokshit dhe Fidel Yllit. "Mos e ngre zërin, se është turp i madh, je përballë profesorëve, nuk e dështon dot seancën" u shpreh Vokshi, ndërsa Ylli reagoi 'Nuk jemi për të dëgjuar ty, po ata, boll tani".

Ndërsa në orën 12:00 me kërkesën e një grupi deputetësh opozitar do të raportojë Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili sipas njoftimit të komisionit të drejtuar nga Albana Vokshi do të japë shpjegime dhe informacione në lidhje me dhunën e ushtruar në ambientet e fakulteteve ndaj studentëve.
Komente


E keni katandisur si mos me keq Universitetin,dhe kjo e gjitha fale Rektorit me te ulet Menyr Koni,nje kone i Berishes dhe PD-se,e turpshme.
Përgjigju