TIRANË, 28 shkurt/ATSH-Z.Tosku-Vijon protesta e një grupi studentësh të transferuar nga Univeristetet  private te  mbyllura tek Universiteti i Mjekësisë të cilët kanë nisur grevën e urisë, pasi duan që të paguajnë tarifën e shkollës njësoj si studentet e tjerë që kanë fituar me konkurs shkollën.
Ditën e sotme në lidhje me protestat e studentëve, ka reaguar  Artan Fuga, Shef departamenti për shkencat e komunikimit në Fakultetin Histori-Filologji, duke mbështetur studentët.
Për Fugën  përgjegjës është shteti, dhe jo studentët. "Ministrja duhet tja plotësojë kërkesat studentëve dhe qeveria duhet të heqi dorë duke kërkuar të fusë dorën në xhepin e studentëve ", tha Fuga.
Ndërkaq, ditën e djeshme, studentët i kanë paraqitur kërkesën e tyre ministres së Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla por ajo nuk i ka pranuar kërkesat e tyre gjatë mbrëmjes së djeshme. Nga ana tjëtër Avokati i Popullit u shpreh se  i kanë propozuar ministres që një grup deputetesh të dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese dhe kjo e fundit të vendosë se si duhet të veprohet në vijim.
/f,n/