Protesta e studentëve/ Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë apelon për dialog: Të dëgjohet rinia

Protesta e studentëve/ Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë apelon për dialog: Të dëgjohet rinia

Pas Kishës katolike, edhe Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë apelon për një marrëveshje veprimi mes qeverisë dhe studentëve. Përmes një mesazhi të bërë nga Pastor Ylli Doçi, Kryetari i VUSH,  aktorët e shumtë të shoqërisë dhe qeverisë, inkurajohen të mobilizohen për qartësim hapash drejt zgjidhjes me mirëkuptim, dashamirësi dhe përkushtim.

“Ne jemi të vetëdijshem që rrënjët e problemeve të shumta të cilat motivojnë këtë protestë, lidhen me sëmundje të ndryshme që kanë mbërthyer prej kohësh shoqërinë shqiptare dhe nuk mund të presim një prekje të një shkopi magjik nga ky vrull rinor të shërojë gjithçka, por presim që standardet e duhura që duhet të sanksionohen në reflektim të kërkesave legjitime të rinisë, do të bëhen një pikë referimi për të adresuar në thellësi problemet që vijnë nga padrejtësi dhe përdhosje të vlerave në aspektet e tjera të jetës së shoqërisë shqiptare.

 Zëri i rinisë, tani, duhet përkthyer në marrëveshje veprimi dhe ne inkurajojmë aktorët e shumtë të shoqërisë dhe qeverisë, të mobilizohen për qartësim hapash drejt zgjidhjes me mirëkuptim, dashamirësi dhe përkushtim”, thuhet në mesazhin e përcjellë të Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar