Protesta e studentëve/ Zbulohen milionat e rektorëve, nga llogaritë bankare te trojet e shtëpitë

Protesta e studentëve/ Zbulohen milionat e rektorëve, nga llogaritë bankare te trojet e shtëpitë

Lindita Nikolla gjate nje takimi me rektoret

Protesta e studentëve është kryefjala e zhvillimeve në Shqipëri prej 10 ditësh. Studentët janë ngritur në protestë duke kërkuar plotësimin e tetë kushteve, të cilat kryeministri Rama i ka pranuar, por fillimisht kërkon dialog. Ditën e sotme Rama u bëri një ‘dush të ftohtë’ rektorëve dhe dekanëve. Rama u shpreh se ndoshta duket rishikuar autonomia që i është dhënë universiteteve nga ligji i ri i arsimit dhe se pasi protesta të mbarojë për sa kohë ai do të jetë në pushtet, do të jetë protestues për universitetin. Ndërkohë që kryeministri ka pranuar uljen e tarifave me 50% për të gjithë studentët që është njëra nga tetë kërkesat. Por cila është pasuria e rektorëve? Drejtuesit e universiteteve kanë deklaruar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive të ardhurat e tyre të majme, si dhe depozitat bankare, pasuritë e paluajtshme dhe të ardhurat e familjes në 2016.

Pranë ILDKP kanë deklaruar të ardhurat Mynyr Koni, rektor i Universitetit të Tiranës, Adem Bekteshi, rektor i Universitetit të Shkodrës, Agron Cuka, Rektor i Universitetit të Sporteve, Ali Jashari, rektor i Universitetit të Korçës, Andrea Maliqari, rektor i universitetit Politeknik të Tiranës. Arben Gjata, rektor i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, Bari Musabelliu, rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Bektash Mema, rektor i Universitetit të Gjirokastrës, Kastriot Caushi, rektor i Universitetit të Arteve, Roland Zisi, rektor i Universitetit të Vlorës.

Ajo që bie në sy nga të ardhurat e rektorëve është fakti se pjesa më e madhe e tyre zotërojnë pasuri të paluajtshme, më shumë se një banesë. Ndërkohë që disponojnë dhe shumë llogari bankare. Edhe rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, rezulton të jetë pronar i 5 apartamenteve, pronar toke dhe dyqanesh. Edhe rektorja e Universitetit të Durrësit, Kseanela Sotirofski, rezulton të jetë me të ardhura të konsiderueshme. Ajo ka deklaruar 13 llogari bankare dhe depozita të ardhurash në emrin e saj dhe të bashkëshortit.

Mynyr Koni, në pronësi 6 apartamente dhe një dyqan
Mynyr Koni, rektor i Universitetit të Tiranës, rezulton të jetë një ndër rektorët më të pasur në Shqipëri. Koni ka deklaruar se është pronar i 6 banesave dhe një dyqani, 5 prej të cilave i zotëron 100 për qind në emrin e tij, ndërsa një banesë ka dhe sipërfaqe toke dhe një dyqan, rezultojnë në emrin e bashkëshortes. Familja Koni, në vitin 2016, rezulton të ketë blerë një apartament me vlerë 160 mijë euro dhe sipërfaqe 219 metra katrorë. Ndërsa 2 banesat e tjera, secila me sipërfaqe rreth 90 metra katrorë, kanë deklaruar një total prej 146 mijë eurosh. Familja Koni disponon 10 llogari bankare, të cilat 5 në emër të rektorit, 3 në emër të bashkëshortes dhe 3 llogari në emër të vajzës, secila me shuma të konsiderueshme parash dhe eurosh.

 Nga deklarimi i pasurisë pranë ILDKP-së, rektori i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë rezulton të ketë përfituar të ardhura me shifra të majme nga trashëgimia. Gjata ka përfituar nga testamenti i nënës 7 prona, kryesisht truall me vlerë të konsiderueshme. Nga ana tjetër, rektorja e Universitetit të Durrësit, Kseanela Sotirofski, ka deklaruar me bashkëshortin zotërimin 13 llogarive dhe depozitave bankare. Llogaritë në emrin e bashkëshortit të rektores së universitetit “Aleksandër Moisiu” arrijnë shuma të konsiderueshme parash.

Nga një krahasim të ardhurash, rektori i Universitetit të Korçës, Ali Jashari, rezulton të jetë më “i varfri” krahasuar me kolegët e tij. Jashari, përveç banesës së blerë me kredi nga shitja e një apartamenti të mëparshëm, ka deklaruar një kredi për arredim shtëpie me vlerë 1 milion lekë. Po ashtu disponon një kartë krediti me limit 2 mijë euro, limit overdrafti prej 300 mijë lekësh, si dhe pronar i një fondi librash prej 600 kopjesh, me vlerë 600 mijë lekë, shkruan panorama. Nga kontrolli i pasurive, rektori i Universitetit të Shkodrës, Adem Bekteshi, rezulton të jetë i vetmi që ka marrë para hua te familjarët. Bekteshi ka deklaruar vetëm dy banesa në pronësinë e tij, me një vlerë rreth 6.2 milionë lekë, dhe dy makina, njëra prej të cilave ka kushtuar 16 mijë euro. Ndërkohë që ka deklaruar se nuk disponon llogari bankare, Bekteshi ka deklaruar se ka marrë një hua prej 3.8 milionë lekësh të rinj tek i vëllai.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bert Qarri: 14/12/2018 12:33

    Yyy mos i hengshi qent e m*tit.u befshin kocifoz ilacet maskarenj

    Përgjigju
  • Emigranti: 14/12/2018 08:55

    Po keto qenken me te pasur se gjygjtaret. Qfare behet ne ate Shqipri te mjre? Paska monstra te papara vertet per te ardhur keq. Rektor universiteti zoteron si pasuri gjysen e Tiranes. Nese studentet vertet protestojne per veten e tyre pa u ndikuar nga kjo politike e qelbur qe ka Shqipria sot, ateher zoti jua befte mbare edhe ti fitoje te gjitha te drejtat e tyre Zoti e bekofte Shqiprin edhe Shqiptaret kudo qe ndodhen. Zoti i mallkofte te gjithe ato pushtetare qe e perdorin pushtetin per perfitime personale. Zoti jua kthefte ilaqe edhe jo gje tjeter.

    Përgjigju
  • aja: 14/12/2018 04:35

    Hiqni icik edhe autonomine e drejtorave te shkollave, se na jan ba si bajraktaret n'vaktit. U pret shpata sa majtas e sa djathtas.

    Përgjigju
  • Plasja: 13/12/2018 23:02

    KUSH I mori parate e mia ? Ti? TI? APO META DHE JU ?? I perdorshi per funerale O ZZZOOTTTT!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)