Protesta 54-ditore është e vetmja që veç qeverisë, kërkon edhe arrestimin e kryetarit të partisë më të madhe të opozitës, tha në Kuvend kreu i grupit të PS, Taulant Balla. Me ironi, ai tha se halli i tyre i vetëm është që protestuesit që u maskuan për vallen e një nate më parë, anashkaluan fytyrat e tyre.

“Ata protestuesit që shkulin për ju dhe mezi presin të shkonin, që ju donin kaq shumë që juve ju djeg barku e shpirti, çfarë kanë me kryetarin tuaj? Në gjithë botën ka protestë, bëhen protesta kundër qeverive, janë të mirëpritura dhe e kemi bërë diferencën tonë mes sorrave dhe flamingove. Kjo protestë është e vetmja në botë kundër kryetarit të opozitës, që përmendet kryetari i opozitës. Këta që flasin sot kanë hallin se nuk iu ka dalë fotografia mbrëmë te vallja... se thashë te hallva, por edhe hallva, ku i dihet”, tha Balla.


Lajmi kryesor:

Debate në Kuvend për protestën! PD: Dhunuat protestuesit! Balla: Terroristë të Iranit, sulmuan efektivët! Lamallari: Policia zbaton ligjin, tërhiqni njerëzit me kapuça