Në një deklaratë për mediat, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka folur mbi protestën e dhunshme të organizuar nga opozita pasditen e djeshme.

Ajo është shprehur se nxitësit e dhunës dhe dhunuesit duhet të përgjigjen përpara ligjit dhe se situate të tilla në protestat e organizuara së fundmi nga opozita nuk duhen përsëritur më.

Ministrja e Drejtësisë akuzoi lidershipin e opozitës se qëndron pas nxitjes së protestave të dhunshme për arsye që sipas saj lidhen me frikën e  këtyre partive nga reforma në drejtësi.

"Të gjithë ata që në forma të ndryshme, nxitën pse kryen akte të dhunshme duhet të marrin dënime sipas ligjit. Kur protestat bëhen nga partitë politike për pushtet

Është e papranueshme dhuna në çfarë do lloj proteste, por është e patolerushme kur organizohet nga partitë politike. Shqiptarët panë dhe kuptuan se protesta e djeshme si ato të muajt e fundit, nuk janë të qytetarëve por protesta të nxitura me dhunë për interesat e liderit të opozitës.

Qëllimi i i tyre është i ditur, kërkohet destabilizimi i vendit, sidomos në këtë periudhë. Nga këto akte dëmtohet Shqipëria ndaj nxisim organet që të hetojnë në mënyrë të pavarur e të dërgojnë përpara drejtësisë këta persona. Këto shfaqje të dhunës e dëmtojnë Shqipërinë edhe në sytë e shteteve të tjera. Por ne do të çojmë përpara Reformën e Drejtësisë”., është shprehur ministja.

Gjonaj ka theksuar gjithashtu se akte të tilla dëmtojnë imazhin e vendit dhe përparojnë përparimin e tij. Opozita nxiti dhunën dhe po provokon trazira pasi ka frikë nga reforma në drejtësi.