Protesta/Ja pesë akset rrugore që
do bllokojë PD nesër për një orë

Protesta/Ja pesë akset rrugore që<br />do bllokojë PD nesër për një orë
Zbulohen akset rrugore që lidhen me Tiranën, të cilat do të bllokohen nga Partia Demokratike, nesër për një orë, nga ora 11:00 deri në 12:00.
 
Shqiptarja.com ka mësuar se do të jenë të paktën pesë pika strategjike të qarkullimit rrugor ku opozita do organizojë protestuesit e saj, duke ngarkuar edhe deputetët përgjegjës për zhvillimin e këtij tubimi, ndonëse policia e ka quajtur të paligjshme.

Tubimi do organizohet nga deputetët e 12 qarqeve të cilët do shpërndahen në pesë akset nacionale kryesore të vendit, për të paralizuar qarkullimin e automjeteve për 60 minuta. 

Pesë do të jenë përgjegjësit politik të këtij tubimi, në krye të të cilit do jetë Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani njëherazi deputet i qarkut të Vlorës, nënkrytari demokrat, Edmond Spaho, drejtues i grupit të punës në qarkun e Elbasanit, kryetari i grupit parlamentar Edi Paloka, deputet në Tiranë si dhe dy kryesuesit e qarqeve Lezhë e Shkodër, Aldo Bumçi dhe Flamur Noka.

dokumenti
(Akset rrugore që do bllokohen nesër nga PD)

Kështu, nesër për një orë do bllokohet qarkullimi i automjeteve në rrethrrotullimin e Plugut, në Lushnje, ku kryqëzohen rrugët nga jugu i vendit në drejtim të kryeqyteti.

Deputetët që do organizojnë tubimin do jenë ata të qarkut të Vlorës, Beratit dhe Fierit si Arben Ristani, Liljana Elmazi, Astrit Veliaj dhe Kozma Dashi.

Rrethrrotullimi i Bradasheshit, skaji i juglindjes së vendit, është gjithashtu një tjetër aks i rëndësishëm rrugor i cili do të bllokohet. Protesta do të organizohet nga deputetët e qarkut të Elbasanit dhe Korçës, Edmond Spaho, Luçiano Boçi, Arbjola Halimi, Eleni Qirici dhe Gjergji Papa.
 
Bllokimi i rrethrrotullimit të Milotit, aksi që lidh veriun e vendit me Tiranën, është lënë në dorë të deputetëve të Lezhës, Shkodrës dhe Kukësit, Aldo Bumçi, Albina Dede, Helidon Bushati, Irma Kopliku dhe Alban Zeneli.
 
Edhe rrugët pranë kryeqytetit do të bllokohen nga opozita. 

Sheshi "Shqiponja" ku përplaset i gjithë trafiku i automjeteve nga veriu dhe jugu do të jetë një prej pikave strategjike që do të bllokohet nga ora 11:00 deri në 12:00. Deputetët të cilët kanë marrë përsipër këtë mision janë ata të qarkut të Tiranës, Dibrës dhe Shkodrës si Edi Paloka, Gert Bogdani, Florjon Mima, Keltis Kruja, Bedri Hoxha, Roland Keta, Dhurata Çupi, Myqerem Tafaj, Gjovalin Bzheta, Mimoza Hajdarmataj.
 
Njësoj si sheshi "Shqiponja", edhe mbikalimi te Shkolla Teknologjike është programuar nga opozita të bllokohet nga protestuesit. Aty do të jenë deputetët e qarqeve Kukës, Durrës dhe Tiranë, Flamur Noka, Eduard Halimi, Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri, Genc Pollo, Albana Vokshi, Astrit Patozi, Igli Cara, Kastriot Islami dhe Asllan Dogjani.
 
Në një kohë kur i gjithë grupi parlamentar do të jetë i angazhuar në terren për bllokimin e trafikut, PD ka menduar që të mos e lërë pasdore edhe protestën në Bulevard, e cila nesër hyn në ditën e 66-të. 

Në çadër do të jenë vetëm katër deputetë Genc Ruli, Arben Imami, Jorida Tabaku dhe Ridvan Bode.
 
Rrugët që bllokohen nga PD nesër
Rrethrrotullimi i Plugut (Lushnje) - Automjetet që vijnë nga Jugu

Rrethrrotullimi i Milotit - Automjetet që vijnë nga Veriu
 
Rrethrrotullimi i Bradasheshit (Elbasan) - Automjetet që vijnë nga Juglindja dhe Jugu
 
Sheshi "Shqiponja"  (Tiranë) - Automjetet që vijnë nga Veri dhe Jugu 

Mbikalimi te Shkolla Teknologjike - Tiranë
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën