Protesta, Jahjaga thirrje për qetësi:
Skenat kaotike të papranueshme
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka bërë thirrje për qetësi dhe rivendosje të rendit në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit, si dhe për reflektim. Apeli vjen pas dhunës së protestës së sotme të opozitës, e cila ka bërë thirrje për shkarkimin e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksandar Jabllanoviq, dhe për shpalljen e Trepçës ndërmarrje e veçantë publike.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka bërë thirrje për qetësi dhe rivendosje të rendit në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit, si dhe për reflektim. Apeli vjen pas dhunës së protestës së sotme të opozitës, e cila ka bërë thirrje për shkarkimin e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksandar Jabllanoviq, dhe për shpalljen e Trepçës ndërmarrje e veçantë publike.
Protestuesit janë përleshur me policinë, e cila ka përdorur gazin lotsjellës dhe topat e ujit kundër tyre. “Skenat kaotike dhe të dhunshme në rrugët e Prishtinës, janë plotësisht të papranueshme”, ka thënë presidentja Jahjaga.
“Ju bëj thirrje protestuesve të mbetur në rrugët e qytetit të Prishtinës që të shpërndahen në mënyrë të qetë dhe të mos vazhdojnë përplasjen me Policinë e Kosovës, një institucion përgjegjës për ruajtjen e rendit dhe të ligjit dhe për sigurinë e secilit qytetar të vendit. Ajo është Policia jonë”, ka shtuar Jahjaga përmes një deklarate dërguar mediave.
Ajo po ashtu ka kërkuar nga udhëheqësit politikë të të gjitha partive në vend, përfshirë pozitën dhe opozitën, që të rinisin dialogun ndërmjet vete dhe të gjejnë një gjuhë të përbashkët për zgjidhjen e çështjeve të hapura, duke e ndërprerë “këtë cikël të dhunës në rrugë”.
“Kërkoj gjithashtu nga liderët politikë të vendit nga i gjithë spektri politik, të distancohen nga aktet e dhunës që po e dëmtojnë rëndë shtetin tonë të ri”, ka thënë Jahjaga.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
37.6%
-
Më keq
44.8%
-
Njësoj
17.6%
Vota total: 2482
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Po vjen sezoni i dytë i serialit 'The Squid Games'! Zbulohet edhe data e shfaqjes në platformën Netflix
3 Gusht, 22:49
-
Dritan Hila: Nesër nuk votohet për Ramën apo Berishën, por për Shqipërinë ose Greqinë
3 Gusht, 22:44
-
Paris 2024/ 100 vite pritje, Musetti i dhuron Italisë medalje në tenis gjatë Lojërave Olimpike
3 Gusht, 22:39
-
Kur është më mirë të bëni dush, në mëngjes apo në mbrëmje? Çfarë thonë studimet dhe efektet në shëndet
3 Gusht, 22:37
-
Arrestimi i serbëve të dyshuar për krime lufte në Kosovë, reagon Vuçiç: Provokim i qëllimshëm, do njoftoj BE-në
3 Gusht, 22:31
-
Paris 2024/ ‘Mbreti’ i ri i notit, Leon Marchand bën të harrohet Michael Phelps
3 Gusht, 22:29
-
Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin
3 Gusht, 22:08
-
Itali, kapen 11.5 kg kokainë në port, në pranga një shqiptar dhe një italian
3 Gusht, 22:00
-
VIDEO/ Skena komike në 'Paris 2024', çiklisti gjerman ndalon garën dhe futet në 'Pub' për të kryer nevojat personale
3 Gusht, 21:57
-
Trazira në Britaninë e Madhe, e djathta ekstreme sulmon Sunderlandin pas vrasjes së 3 vajzave! Starmer: Ekstremistët dhe huliganët do i mposhtim (Video)
3 Gusht, 21:45
-
Real Madrid, NASA kërkon metodat 'Galaktike' të Pintus për t’u kthyer në Hënë
3 Gusht, 21:33
-
Lufta në Ukrainë/ Nëndetësja ruse fundoset në Detin e Zi, ushtria ukrainase: U godit me sukses
3 Gusht, 21:18