Pavarësisht se slogan i Donald Trump ishte “Të bëjmë Amerikën sërish të madhe” duket se vendi është i ndarë përgjysmë.
 
Përleshje të dhunshme mes mbështetëse dhe kundërshtarëve të Donald Trump u regjistruan në Kaliforni. Videot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë sesi protestuesit kanë përdorur grushtat dhe spray mes tyre.
 
Disa persona mbetën të plagosur ndërsa rreth 10 të tjerë u arrestuan.
 
Marshimi i organizuar në Berkely ishte pjesë e një fushate të ndërmarrë në të gjithë vendin, fushatë e cila synon të mbështesë presidentin dhe politikat e ndërmarra prej tij.
 
Por protesta të shumta janë organizuar kundër kreut të Shtëpisë së Bardhë në shumë shtete. Në New York rreth 200 njerëz u mblodhën para Trump Tower për të kundërshtuar udhëheqjen e tij.

[gallery]21332[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com