Në Ditën e Punëtorëve, protesta masive në Francë! Demonstruesit përleshen me policinë, 291 të arrestuar, 108 policë të plagosur

Në Ditën e Punëtorëve, protesta masive në Francë! Demonstruesit përleshen me policinë, 291 të arrestuar, 108 policë të plagosur

Pamje nga protestat në Paris

Qindra mijëra qytetarë kanë protestuar në Francë kundër reformës së pensioneve në ditën ndërkombëtare të punëtorëve, duke shkaktuar trazira dhe përplasje në rrugët kryesore të qyteteve. Sipas ministrisë së Brendshme, të paktën 108 agjentë dhe xhandarë në të gjithë Francën u plagosën dhe 291 persona u arrestuan (90 prej tyre në Paris).

Në Paris, disa statuja, ishin mbështjellë me një banderolë, në të cilën shkruhej ‘Macron jep dorëheqjen’! Protestuesit dëmtuan biznese të ndryshme përfshirë banka dhe agjenci imobiliare.

Një pikë për parkimin e biçikletave i vihet flaka në Paris

Përleshje me policinë, plagosje, djegie makinash dhe dëme të tjera të konsiderueshme u regjistruan gjithashtu në demonstratën e madhe ndërsindikale në Lion. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës ndërsa protestuesit marshuan drejt qendrës së qytetit.

Përleshje u zhvilluan në Nante pranë selisë së prefekturës, ku disa persona hodhën karrige dhe gurë, të cilëve policia u përgjigj me gaz lotsjellës. Skenar i ngjashëm në Toulouse, në jug të Francës: edhe këtu policia përdori gaz lotsjellës për të shuar reagimet e dhunshme të demonstruesve.

Një makinë e djegur në Lion

Në Marsejë, në fund të demonstratës së sindikatave, rreth 200 protestues pushtuan për pak kohë hotelin Intercontinental. Protestuesit dëmtuan hotelin luksoz, duke thyer vazo me lule dhe duke ngjyer kolltuqet në holl. Ndërkohë, protestuesit u shpërndanë nga policia me gaz lotsjellës. 

Makinë e djegur në Nante

Sipas shifrave të dhëna nga Ministria e Brendshme, në demonstrata morën pjesë 782 mijë persona. Por sipas, CGT, sindikata kryesore franceze, kishte 2.3 milionë demonstrues, nga të cilët 550,000 në Paris. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?