ARGJENTINE - Dhjetëra mijëra argjentinas pushtuan rrugët e kryeqytetit në protestat masive, që po mbahen ndaj qeverisë së presidentes Cristina Fernandez.
Turma e njerëzve marshoi paqësisht në Buenos Aires, duke lëshuar slogane anti-qeveritare e duke valëvitur flamuj kombëtar.
Protestuesit u mblodhën edhe para ndërtesës presidenciale ku shprehën pakënaqësinë e tyre edhe për inflacionin dhe korrupsionin e lartë.
Presidentja e Argjentinës Cristina Fernandez në fillim të marsit propozoi në parlament një projektligj të ri mbi reformat gjyqësore ku zgjedhja e gjykatësve të lartë nuk do të bëhet nga Gjykata Supreme, por me anën e votës popullore.
Opozita ka kritikuar këtë lëvizje duke thënë se mund të politizojë gjyqësorin.
Protesta masive u zhvilluan edhe në qytetet e tjera të shtetit latin.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com