Protesta, mbi 1500 policë dhe agjentë të SHISH në terren, rrethohet Kryeministria e Ministria e Brendshme

RENEA, FNSH, Forcat e Lëvizjes Operacionale dhe forcat e rendit do të jenë në gatishmëri për protestën e opozitës ditën e shtunë. Policia do të qëndrojë pranë godinës së Kryeministrisë dhe te Ministria e Brendshme, ku të dyja këto institucione do të jenë të rrethuara nga uniformat blu.

Burime nga policia sqarojnë se do të jenë më shumë se 1500 polic që do angazhohen për protestën e opozitës, ndërkohë që prej mbrëmjes të së premtes, Policia e Tiranës ka kaluar në gatishmëri.

Mes protestuesve do të ketë edhe agjentë civilë, të cilët do të vëzhgojnë gjatë gjithë kohës tubimin. Gjithashtu, edhe agjentët e SHISH do të jenë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit ditën e shtunë. Policia e Shtetit u ka dhënë urdhër komisariateve që të mbajnë në vëzhgim personat me precedent penal që pritet të marrin pjesë në protestë. Urdhri u është shpërndarë edhe Drejtorive në Rrethe, ku gjithashtu pritet të vijnë disa individë, të cilësuar si të rrezikshëm.

Në bulevard do stacionohen dhe ambulanca e shërbimi zjarrfikës. Sa i takon trafikut, mësohet se do të ketë devijim në aksin që lidh bulevardin me qendrën, ku do të bllokohet qarkullimi në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe rrugët ndërlidhëse të tij.

Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në këtë hapësirë prej ditës së premte. Autobusët që do të sjellin protestuesit nga rrethet nuk do të lejohen të futen në Tiranë. Autobusët që do vijnë nga jugu dhe veriu do stacionohen te Pallati i Sporteve “Asllan Rusi”, ndërkohë që autobusët që do vijnë nga juglindja, do të qëndrojnë te Fakulteti Ekonomik.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona