Protesta në Kosovë, Atifete Jahjaga:
Dënoj dhunën, politika të distancohet

Protesta në Kosovë, Atifete Jahjaga:<br />Dënoj dhunën, politika të distancohet
Presidentja e Kosovës, Ahtifete Jahjaga vetëm pak orë pas protestës së dhunshme të qytetarëve në protestën e thirrur nga opozita, ka bërë thirrje për qetësi, pasi aktet e dhunshme kanë vënë në rrezik jetën e qytetarëve dhe forcave të policisë së Kosovës.

Ky reagim i Presidentes, Ahtifete Jahjaga ka ardhur në rrjetin social “Facebook” ku ka dënuar ashpër veprimet e sotme të opozitës, të cilat sipas saj janë akte vandale.

Sipas presidentes, aktet e dhunshme nga protestuesit kanë vënë në rrezik jetën e qytetarëve të Kosovës dhe forcave të rendit.

“Dënoj ashpër vandalizmin e pronës publike dhe përdorimin e mjeteve që vënë në rrezik jetën e qytetarëve të Kosovës dhe forcave të rendit, që e kanë për detyrë t'i mbrojnë institucionet e vendit.Protesta është e drejtë e patjetërsueshme në çdo demokraci, e drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe si mjet për të shprehur pakënaqësinë nuk duhet të kontestohet nga askush. Por, kjo e drejtë vjen me përgjegjësi dhe zjarrvënia e sotme institucioneve të vendit është plotësisht e papranueshme”, thuhet në reagimin e saj.

Presidentja Jahjga u ka bërë thirrje protestuesve që të tregojnë përgjegjësi, ndërsa organizatorëve u ka kërkuar distancim nga këto akte.

“Ju apeloj protestuesve të tregojnë përgjegjësi dhe thërras për qetësi, ndërsa organizatorëve të protestës të distancohen nga këto akte dhe të ushtrojnë autoritetin e tyre që të ndalojnë dhunën në sheshet e Prishtinës. Kërkoj nga organet e rendit që t'i identifikojnë dhe sjellin para drejtësisë individët apo grupet që eskaluan situatën”, shkruan ajo më tej.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin