PARIS - Mijëra njerëz u mblodhën në qendër të Parisit për të protestuar kundër projektligjit, i cili pritet të legalizojë martesat mes të njëjtës gjini dhe adoptimit të fëmijëve nga këto çifte.

Gjatë marshimit ka pasur përleshje mes forcave të policisë, të cilëve iu desh të hedhin gaz lot-sjellës, pasi protestuesit po i drejtoheshin në shumicë Champs Elysees, vendi ku ndodhet pallati presidencial. Policia ka përdorur edhe shkopinjtë e gomës për të shpërndarë protestuesit.

Senati i Francës do të debatojë këtë projektligj gjatë në muajin maj pasi ky ka marrë miratimin në Dhomën e Ulët të parlamentit.

Partia Socialiste e presidentit Francois Hollande dhe aleatët e saj dominojnë në të dyja dhomat e parlamentit francez.

Sipas një sondazhi të publikuar tek gazeta frannceze “Le Nouvel Observateur” thuhet se shumica e francezësve mbështesin martesat gay, por numri i tyre ka rënë gjatë javëve të fundit.

Përgjatë rrugës së protestës njerëzit mbanin pankarta në duar ndër të cilat lexohej “Duam punë, dhe jo martesa gay”.

Ministri i Brendshëm, Manuel Valls, tha se janë arrestuar dhjetëra protestues në momentet e fundit të cilët ishin pjesë e grupeve ekstremiste të djathta.

Aktualisht në Francë PACS - bashkjetesa e cifteve gay lejohet që prej vitit 1999.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)