Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare kanë ripërsëritur qëndrimin për përmbajtje nga dhuna gjatë protestave. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shkup në një deklaratë dhënë "Radios Evropa e Lirë", ka thënë se "dhuna minon legjitimitetin e qëllimeve dhe zvogëlon vëmendjen nga përpjekjet produktive për zgjidhjen e çështjeve".
“E përsëritim apelin tonë për shprehje paqësore të qëndrimeve dhe përmbajtje nga dhuna. Askush nuk ka të drejtë të minojë legjitimitetin e qëllimeve dhe të zvogëlon vëmendjen nga përpjekjet produktive për zgjidhjen e çështjeve”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës amerikane në Shkup lidhur me protestat dhe kundër-protestat në Shkup.
Zëdhënësja e Komisionit evropian, Maja Kocijançiç, të enjten ka theksuar se të gjithë qytetarët kanë të drejtë të demonstrojnë dhe të shprehin qëndrimet e tyre në mënyrë paqësore, por jo edhe të drejtë të përfshihen në akte të dhunshme dhe destruktive, porosi këto që u dhanë edhe gjatë javës së kaluar në kumtesën e përbashkët të ambasadave të SHBA-ve, OSBE-së, NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Kocijançiç i ka ftuar qytetarët e Maqedonisë dhe liderët politik në vend që të “bashkohen në frymën e dialogut konstruktiv për zgjidhjen e çështjeve të cilat e rrënojnë mirëkuptimin e përbashkët dhe marrëdhëniet ndëretnike”. Pothuajse me kumtesë të ngjashme ka dalë edhe misioni i Bashkimit Evropian në Maqedoni.
“Qytetarët kanë të drejtë për protesta të qeta për të shprehur dhe demonstruar mendimet e tyre ndryshe, por ata këtë patjetër se duhet ta bëjnë në mënyrë paqësore, pa dhunë ose akte destruktive.
Sinqerisht shpresojmë se fotografinë të cilën e pamë gjatë protestave të paradokohshme nuk do të përsëritet më dhe i inkurajojmë të gjithë qytetarët të kontribuojnë për krijimin e atmosferës të shprehjes paqësore të mendimit”, apelojnë nga ambasada e OSBE-së në Shkup.
Ndryshe, më 4 korrik policia në Shkup është përleshur me protestuesit që protestonin kundër dënimit me burgim të përjetshëm të gjashtë shqiptarëve, lidhur me rastin "Mostra".
Marrë nga "Radio Evropa e Lirë"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com