Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjete sociale, teksa protesta para Kryeministrisë është në ditën e 21-të.
Në një foto të postuar në Facebook Rama thekson se në atë protestë ka nga ata që kanë shkelur ligjin me të dyja këmbët.
Kreu i qeverisë ka publikuar një foto të një protestuese ku sipas tij është ajo është njëkohësisht ndërtuese e një shtese pa leje brenda mureve të Kalasë së Durrësit dhe një prej zërave që bën thirrje për protesta nga diaspora.
Kryeminstri nënvizon se rasti tregon “algoritmin e manipulimit në rrjetet sociale”, teksa thekson se qyterja është edhe militante e Partisë Demokratike.
"DY FOTOGRAFI DHE DY FYTYRAT E NJË SIMBOLI TË THIRRJES PËR DIASPORËN NË PROTESTË
Majtas: Një shtesë skandaloze pa leje brenda mureve të kalasë së Durrësit. Shteti do ta shpronësojë në kuadrin e pastrimeve për Rilindjen e Zonës Historike, sipas projektit të miratuar.
Djathtas: Një protestuese e përbetuar për mbrojtjen e mjedisit që bërtet, “Diaspora këtë vit nuk do të vijë për pushime, por për protestë”. Ajo është vetë ndërtuesja e shtesës pa leje, e cila ka deklaruar përpara meje se do hidhet me kokë nga tarraca, po nuk e pranon fondin e shpronësimit të atij çibani ngaqë i duket pak!
Pikërisht kështu funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale:
Një shkelëse e ligjit, qëndrestare kundër pastrimit të trashëgimisë kulturore nga çibanët e ndërtuar pa leje vishet me flamurin e interesit publik, ve kujën për atdheun në rrezik dhe kthehet në heroinë.
Fakti pastaj që ky personazh grotesk është edhe militante e vajmedet Partisë Demokratike, e fut rastin në një kornizë shembullore të dashurisë për natyrën
*Çibani ka një hipotekë nga koha e dy gishtave", shkruan Rama në rrjetet sociale.
Komente












Rama n'burg! Berisha n'burg!
PërgjigjuBerisha ka vrarë njerëz, more zotni. Nuk janë njësoj.
gjithe zagaret dhe dallaverexhite qe si ecen me RAMEN kane dale ne protest.
Përgjigju