Protesta ne fjalimin e kandidatit Trump:
Shihemi në nëntor edhe si President

Protesta ne fjalimin e kandidatit Trump:<br />Shihemi në nëntor edhe si President
Të tjera përplasje shënohen në San Diego në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku mbështetësit e kandidatit Republican Donald Trump janë përleshur me protestues të cilët kundërshtojnë miliarderin.
 
Ngjarja ka ndodhur jashtë një teatri ndërsa Trump ishte duke mbajtur një fjalim.
 
 Në përleshje janë përfshirë edhe forcat e policisë të cilët kanë ndërhyrë duke përdorë spray dhe kanë arrestuar disa persona. 

Gjatë fjalës së tij kandidati Republikan ka sulmuar gjyqtarin i cili po merret me hetimet mbi Univestitetin Trump duke thënë se është meksikan dhe e urren. 

San Diego është një qytet i Kalifornisë pak km larg nga kufiri me Meksikën. Dhe pjesa më e madhe e protestuesve ishin Ispanik. Trump nuk ngurroi t’iu drejtohej protestuesve duke iu thënë:”Shihemi në nëntor edhe si president.”

Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar