Qytetarët në Izrael kanë shpërfillur ligjin për kufizimin e lëvizjeve dhe kanë dalë në protestë kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu. Protestuesit janë mbledhur në grupe pranë shtëpive të tyre duke respektuar ligjin që e kufizon lëvizjen e qytetarëve deri në 1 kilometër pranë banesës së tyre. Netanyahu është vënë në në shënjestër të protestuesve prej disa muajsh, të cilët kryesisht mblidhen jashtë rezidencës së tij zyrtare në Jerusalem duke kërkuar dorëheqjen e tij pas aludimeve të shumta për korrupsion dhe menaxhimin e pandemisë.
Gjatë javës parlamenti Izraelit miratoi një ligj të ri që lejon qeverinë të ndalojë protestat gjatë pandemisë, pas të cilit Netanyahu u shpreh se kufizimet janë të nevojshme për të parandaluar përhapjen e virusit. Pas vendosjes së kufizimeve të reja, organizatorët e protestave u bën thirrje njerëzve për të kundërshtuar masat e reja. Izraeli hyri në karantinë për herë të dytë gjatë muajit shtator dhe tashmë po përballet më një numër të lartë rastesh të reja. Izraeli, me një popullsi prej 9 milionë banorësh, ka raportuar mbi 250 mijë raste dhe 1.600 viktima.