Protesta në Kherson, Zelensky: Skllevërit e dërguar nga Rusia nuk kanë parë kurrë kaq shumë njerëz të lirë

Protesta në Kherson, Zelensky: Skllevërit e dërguar nga Rusia nuk kanë parë kurrë kaq shumë njerëz të lirë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy i ka bërë thirrje publikut që të “largojnë pushtuesit nga vendi”.

Duke folur në një video të postuar në llogarinë në Tëitter të Shërbimit Shtetëror të Komunikimeve Speciale dhe Mbrojtjes së Informacionit të Ukrainës (SSCIP), lideri lavdëroi njerëzit në qytetet të cilët ndodhen nën sulmin e forcave ruse.

Më herët sot, trupat ruse u akuzuan se përdorën granata trullosëse dhe gjuajtje me armë për të shpërndarë një tubim të protestuesve pro-ukrainas në Kherson. 

Qyteti port-jugor u pushtua herët në luftën gati njëmujore, dhe Moska pretendon se kontrollon rajonin Kherson.

Duke komentuar incidentin në video, Zelenskyy tha: "Në Kherson, sot pamë skllevër që qëllonin mbi njerëzit e lirë.

Ai shtoi më tej: “Këta skllevër me armë në duar të dërguar nga Rusia, nuk kanë parë kurrë kaq shumë njerëz të lirë në sheshe dhe rrugë. Ata nuk kanë parë kurrë mijëra njerëz që nuk kanë frikë prej tyre”. 
 


Lajmi kryesor:

Kremlini: Përdorimi i armëve bërthamore, vetëm nëse rrezikohet ekzistenca e Rusisë! SHBA: Të enjten sanksione të reja! Zelensky flet në parlamentin italian: Mariupoli, si të imagjinoni Xhenovën të shkatërruar


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve