Mbrëmjen e sotme në emisionin Repolitix në Report Tv u diskutua për protestën e studentëve, që po mbyll ditën e nëntë, teksa një grup i vogël vijojnë tubimin para Kryeministrisë, ndërsa një tjetër para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Të ftuar në emision ishin studentët Liri Kuci, Arlinda Gera e Çeldo Brahimaj dhe gazetarja e Report Tv, Erjona Rusi. Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për dialog duke premtuar plotësimin e kushteve, madje duke shkuar përtej tyre.
Por, Liri Kuci u shpreh se “Është kujtuar pak vonë për negociata, pasi duhet të ishin bërë në krye të herës, jo tani’. Çeldo Brahimaj theksoi se ‘kupa u mbush për disa arsye prandaj u ngritëm në protestë’. Ndërsa Arlinda Gera tha se ‘qëllimi jonë nuk është revolucioni, nuk jemi gati për këtë, të plotësohen tetë kërkesat’. Studentët paralajmëruan se nesër do të protestojnë para parlamentit, pasi është seanca plenare, ndërsa pritet të shihet nëse opozita do të thyejë bojkotin, pasi LSI ka depozituar dy amendamente për ndryshime për arsimin e lartë, referuar kërkesave të studentëve.
Arlinda Gera është një nga tre studentet e ftuara në emisionin Repolitix. Ajo u shpreh se protesta do të vijojë deri kur kërkesat të plotësohen zyrtarisht. “Përveç arsimit të lartë po ndodh paraliza dhe në gjimnaze. Janë me ne, na mbështesin, kanë pasur presione. Ajo që bën thirrje kryeministri cdo ditë është dialogu, por ne nuk kemi çfarë të dialogojmë. Kur të plotësohen kërkesat jemi të hapur për dialog. Si mund të besojmë kur asgjë nuk është transparente. Populli është lodhur me politikën, prandaj do të rrimë deri kur të kemi diçka zyrtare për kërkesat” tha ajo.
Studentët nuk kanë ende një strukturë, ndërsa studenti Çeldo Brahimaj rrëfen si arritën të ishin në unison për tetë pikat që i dërguan kryeministrit. “U shpërndanë 650 kopje, janë diskutuar mes studentëve dhe i kanë aprovuar të gjithë ato pika. Lista kaloi në disa faza”tha ai.
Studentja Liri Kuci thotë se tarifat në Shqipëri janë si në Amerikë, ndërsa kushtet si në Afrikë. Ajo shprehet se studentët do të vijojnë të mbajnë të bllokuar jetën universitare. “Nuk ka përshkallëzim më të madh se të bllokosh jetën universitare për tetë ditë. Protesta do të vijojë, por përsa kohë do i leverdisë qeverisë ta mbajë arsimin e lartë në kolaps? Nuk besojmë më deri kur të shikojmë të zezën mbi të bardhë dhe investimet. Ka kaq vite që bën si burrë i mirë dhe nuk mban asnjë premtim. Ai e ka qejf sarkazmën, ironinë dhe gënjeshtrën. Tarifat janë si në Amerikë dhe kushtet si në Afrikë”tha ajo. Kryeministri Rama pranoi uljen e tarifave, por studentët refuzojnë dialogun.
Çeldo Brahimaj është njëri nga studentët e ftuar në Repolitix. Ai shpjegoi mënyrën si funksionojnë bordet e administrimit në universitete dhe kërkesat drejtuar Ramës. “Cdo gjë vendoset në shesh, nuk ka përfaqësues protesta. Ndalemi te buxheti, thuhet se universitetet kanë autonomi, por si mund të jetë transparent kur nga 7 anëtarë të bordit, 4 janë të ministrisë në cdo universitet. Ne kërkojmë që të ketë numër të barabartë votash mes MAS dhe universiteteve, por të ketë edhe një student në këtë bord. Ky bord menaxhon të ardhurat” deklaroi ai.
Po këta i duan konviktet brënda natës të rregulluar?? Jeni vemie të përdorura nga politika kot shtireni si të pavaruar, Ramën e urrej se ka 1000 të meta, por tani po jua lë në derë duke ju thën: PO, hajdeni ti vendosim të 8 pikat, ju thoni jo po je vonë, ikni o krimba hani byrek e pini kafe rrugëve se ju sjeni as për shkollë e as për protestë që të shkundni shtetin.
Përgjigju