Protesta në Rrugën e Kombit, Kryemadhi thirrje Kuvendit: Përjashtoni Edi Ramën

Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar përjashtimin e kryeministrit Edi Rama nga Parlamenti, duke e cilësuar qëndrimin e tij ndaj protestuesve për taksën në Rrugën e Kombit si antikombëtare. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, tha në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar se partia e saj është në krah të qytetarëve, që sipas saj, protestojnë kundër zhvatjes që po ju bën qeveria.

"LSI është me qytetarët Kukësit dhe mbështet protestat e të gjithë qytetarëve në të gjithë Shqipërinë të cilët protestojnë kundër zhvatjes që po i bën qeveria. Çdo përpjekje e kryeministrit për të deligjitimuar protestën dhe për të kërcënuar protestuesit me vasalet dhe veglat e tij shkon në kurriz të të gjithë shqiptarëve që po varfërohen çdo ditë e më shumë.

Edi Rama dhe oborri i tij arrogant, të mbyllur në kullat e oligarkëve nuk e kuptojnë që sot shqiptarët janë ngritur kundër një regjimi skllavërues që me krimin dhe bandat që i sollën në pushtet po i rrëmbejnë dhe dinjitetin.

Fjala e tij përpara shqiptarëve ishte një fyerje që i bëhet jo vetëm banorëve të varfër të Kukësit dhe zonave përreth por dhe një shprehje e qartë e antikombëtarizmit që i trajton kosovarët si klientë të pazareve të oligarkëve të tij.

Zotëria ta harrojë se mund të tallet pa fund me shqiptarët. Ne sot jo vetëm distancohemi por dhe dënojmë me forcë deklaratat dhe fjalorin e tij vulgar dhe prej rrugaçi ndaj shqiptarëve por dhe provokimin dhe përçmimin ndaj vëllezërve tanë kosovarë.

Në zbatim të rregullores së Kuvendit ne do të kërkojmë përjashtimin e kryeministrit nga parlamenti për këto shfaqje të shëmtuara dhe të paprecedenta për një kryetar qeverie. Qëndrimi ynë ndaj parlamentit do të jetë vendimmarrje politike në funksion të mënyrës se si kryeministri do të sillet ndaj kërkesave të qytetarëve të Kukësit dhe zonave përreth që kërkojnë të drejtën ë tyre.

I bëjmë thirrje policisë dhe prokurorisë të jenë të kujdesshme me veprimet e tyre. Ftoj prokurorinë të zbatojë me korrektesë ligjin dhe të hetojë me paanësi dhe e pandikuar nga presioni I Kryeministrit ngjarjen dhe të mos marrë në mbrojtje provokatorët dhe iniciatorët e dhunës të dërguar nga Edi Rama, por të hetojë edhe kontratën dhe të gjithë procesin e lidhjes së kontratës së konçesionit. Çdo keqpërdorim politik do te ketë pasoja dhe nuk do të tolerohet nga ne.

Ne po ndjekim minutë pas minute situatën. Opozita e bashkuar është në kontakt dhe bashkëpunim te vazhdueshëm për situatën e krijuar, duke patur parësore gjendjen dhe trajtimin e te ndaluarve qe mbahen ende ne qelitë e komisariatave që para se të nxitojnë ti mbushin me qytetare të pafajshëm qe protestojnë për të drejtën e tyre, duhet ti kishin mbushur me trafikantet e drogës, kriminelet dhe bashkëpunëtorët e tyre me imunitet politik.

Protesta është e drejtë e qytetarëve për të kërkuar të drejtat e mohuara dhe askush nuk mund të cënojë këtë të drejtë. As ai që sot mendon dhe pretendon se i ka të gjitha pushtetet në duart e tij"

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Donela: 03/04/2018 09:58

    Kur flet kjo zhgarravina e politikes te vjen per te vjelle,e neveritshme te mbese ky vend ne doren e nje ordinere histerike pa nje fije moral.

    Përgjigju
  • Limani: 03/04/2018 02:21

    MIRE DO ISHE QERAMA TI KTHEHET PIKTURES NUK ESHTE POLITIKAN PO MERR NE QAFE NJE POPULL TE TERE E KUPTOJ AI PO PERPIQET PO AQ ESHTE KAPACITETI KA TEORIRA TE GABUARA RRETH QEVERISJES GABIMI I TIJ FATAL ESHTE VENDIMI I MOMENTIT AI SHPREH ATE QE NDJEN PO ESHTE KOMPLET GABIM ASISTENCAT POLITIKE TE TIJ JANE NJEREZ DESHTAK OSE ANTIPATIK PER POPULLIN E FILLOI ME TONI BLERE QE ESHTE PERSONI ME I DEGJENERUAR NE ANGLI DHE DUKE VAZHDUAR ME ERDOGAN MIRE ESHTE QE SOCIJALITET TE MBLIDHEN DHE ME VOTIM TA LARGOJE ED RAMEN ESHTE UDHEHEQES I I GABUAR PER KETE POPULL

    Përgjigju
  • tir: 02/04/2018 22:32

    Po tarifes 9€ te Metes&Saliut per kete rrruge si ta kuptojme o Mona silikoni?Po 4 te vraret e bllokut 7% a te kujtojne gje Mona trafikantja e droges? Po cigarja jote e kacurreli qe pije a eshte = drogmene kokaine sot? Po akuzat e av. Ngjeles qe gjysmat e rrugeve i keni ju neper banka a jane te verteta? Ndaj ik zbythu se sh shpejt cizmja do te te kthehet surratit ty dhe gjithe atyre qe jane soji yt.

    Përgjigju
  • Ver Llapa: 02/04/2018 17:50

    Kjo po ta mbush syrin...

    Përgjigju
    • anonim: 02/04/2018 18:33

      Kjo po. i digjet barku per huliganet e Kukësit.Pse nuk foli nje fjale per hajdutet e lsi qe me rrugën e Elbasanit 2 dite para zgjedhjeve te 2017 xhiruan 30 milion euro per xhepat e Lsi ,,

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!