Protesta në Shkodër/ PD: Pamje të denja për diktaturë! Rama si pushtues, jo kryeministër

Protesta në Shkodër/ PD: Pamje të denja për diktaturë! Rama si pushtues, jo kryeministër

Partia Demokratike ka akuzuar policinë e Shkodrës se është sjellë në mënyrë brutale me militantët e PD-së në nisje të mitingun të kryeministrit Edi Rama në Shkodër. Sipas PD-së, uniformat blu në vend që të kryejnë detyrën, kanë provokuar turmën me qëllimin që të nxisin vëllavrasjen. Ata shkruajnë se Rama ka hyrë në Shkodër si pushtues dhe jo si kryeministër.

Deklaratë e plotë
Banditet me uniformë dhe skafandra të Edi Ramës, sulmojnë me gaz ambulancën më të lënduar nga gazi. Pamjet e paprecedentë, kur policia sillet si bandë dhe nuk i hap rrugë ambulancës në urgjencë mjekësore, përkundrazi, sulmon me gaz qytetaret rreth saj, janë të denja për regjime diktatoriale.

Sot, Edi Rama ka hyrë sot në Shkodër si pushtues, jo si kryeministër, as si përfaqësues i alternative demokratike! Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe sjelljen kriminale të banditeve të veshur me uniformen e shtetit! Ata janë sot në anën e kundërt të ligjit! Bashkë me Bablokun e tyre te krimit, që synon të nxisë vëllavrasje dhe konflikt mes shqiptareve, do të mbajnë shume shpejt përgjegjësi para ligjit!

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vijon puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren

Vijon puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren