Protesta në Shkup kundër zyrtarizimit
të shqipes, prifti bekon protestat/VD

Protesta në Shkup kundër zyrtarizimit<br />të shqipes, prifti bekon protestat/VD
MAQEDONI-Një protestë e organizuar nga aktivistët e shoqatës “Të palëkundurit” u zhvilluar gjatë mbrëmjes së djeshme në Shkup.

Ndërkohë sipas mediave lokale, protestës iu bashkuan edhe shumë qytetarë, të cilët protestonin së bashku kundër zyrtarizimit të gjuhës shqipe  dhe ashtu si shprehen ata kundër ndarjes së Maqedonisë.



Nga ana tjetër, kreu i Organizatës “Të palëkundurit”, Dragan Ugrinovski, ka deklaruar se të pranishmit janë grumbulluar vullnetarisht për të mbrojtur Maqedoninë dhe u ka kërkuar mediave që mos ta lidhin protestën me partitë politike.

Përfaqësuesit e  shoqatës “Të palëkundurit”, janë shprehur se do të vazhdojnë protestën deri në shfuqizimin e “platformës shqiptare”.

Ndërkohë, sipas mediave maqedonase, protesta kundër zyrtarizimit të gjuhës shqipe është “bekuar” edhe nga një prift i kishës ortodokse.

“Shpëtoi Zot njerëzit e tu dhe bekoje trashëgiminë tonë. Besoj popullit tonë ortodoks, mposhte armikun. Dhe ruaje kryqin tënd jetëbërës. Amin”, kanë qenë fjalët e priftit.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë