Protesta në Tiranë, arrestohen 2 persona, 1 prej tyre u kap me kanabis! Nën hetim dhe 18 protestues të tjerë

Protesta në Tiranë, arrestohen 2 persona, 1 prej tyre u kap me kanabis! Nën hetim dhe 18 protestues të tjerë

Protestuesit pranë zonës së ish-bllokut, Tiranë

TIRANË - Dy persona janë arrestuar dhe 18 janë nën hetim gjatë protestës të zhvilluar ditën e djeshme në Tiranë për vrasjen e Klodjan Rashës. Një prej personave është arrestuar pasi gjatë kontrollit fizik në rrugën Myslym Shyri i është gjetur një sasi kanabisi. I riu i arrestuar është një 21-vjeçar me iniciale A.M.

Gjithashtu në pranga ra dhe një 33-vjeçar i shpallur në kërkim pasi kishte marrë pjesë në protestën e datës 9 dhjetor. Alban Shkëmbi ishte i pranishëm dhe ditën e djeshme në protestë.

Ndërkohë nën hetim janë dhe 18 persona të tjerë teksa policia vijon punën për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në veprime të dhunshme ndaj policisë, pronës shtetërore dhe asaj private.

Si pasojë e dhunës me gurë e sende të tjera të forta e piroteknike, është dëmtuar dhe një efektiv policie në pjesën e syrit nga një kapsollë.

Policia e Tiranës u bën thirrje të gjithë atyre që duan të protestojnë që të mbajnë parasysh se në këtë kohë të jashtëzakonshme për shëndetin e njerëzve tubimet e më shumë se 10 personave janë të ndaluara me ligj dhe po ashtu çdo përdorim dhune është i dënueshëm nga ligji.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja