Ndërsa në Tiranë sot mbahet dita e 14-të e protestës, disa qytetarë të tjerë shprehen kundër dhunës dhe akteve vandale.
Në videon e shpërndarë nga Taulant Balla kreu i grupit parlamentar të PS, qytetarët dënojnë veçanërisht djegien e bizneseve dhe shkatërrimin e semaforëve.
Po ashtu ata dënojnë sulmet ndaj efektivëve të policisë duke theksuar se ata ‘janë vëllezërit tanë’.
“Duhet vetëpërmbajtje nga të gjitha palët, jemi vëllezër në fund të fundit. Edhe policët janë vëllezërit tanë”, tha një qytetar.
“Nuk mund të dëmtojnë, semaforët, rrugët, bizenset private, se ata janë njerëz hallexhenj”, tha qytetarja.
“Biznesi privat nuk mund të preket, sepse këtu ndodh hakmarrje”, u shpreh një tjetër.
Për qytetarët, pushteti nuk zgjidhet me dhunë e shkatërrim, por me vota. Ata theksojnë se ata që bëjnë këto veprime të dhunshme nuk janë studentë. Sipas njërit prej tyre aty janë të përfshirtë njerëz të Sali Berishës, kreut të PD.
"Ndaj bizneseve nuk ka pse të bëjnë akte dhune. Dhuna nuk është e mirë, për bizneset sepse po ti shikosh janë mbyllur të gjithë", shprehen ata.
"A zgjidhet me dhunë, ja i dogje të gjitha. Pushteti rrëzohet me vota. Dhuna nuk është e mirë", thotë një qytetar.
"Nuk janë studentë ata, janë edhe njerëz të Salës", shprehet një tjetër.









Komente
Komento