Protesta/ Grupi i studentëve të ngujuar në Shkodër akuza rektorit: Ka fikur kaldajat

Një grup studentësh në Shkodër vijojnë që të jenë të ngujuar duke bllokuar mësimin, pasi kërkojnë plotësimin e të gjitha kërkesave dhe anulimin e ligjit të arsimit të lartë. Në ambientet e universitetit janë rreth 15 studentë, ndërsa sot kanë akuzuar rektorin Adem Bekteshi se ka fikur kaldajat.

Nisur nga deklarata pak ditë më parë e rektorit se mungesat nuk do të vendosen dhe se do të plotësohen kërkesat e tyre, studentët sot i kërkojnë që dëshirën për bashkëpunim ta konkretizojë dhe të heqë dorë nga këto metoda.

Grupi i vogël i studentëve në Shkodër vijojnë që të qëndrojnë të ngujuar në ambientet e universitetit prej 7 ditësh. Ndërkohë që në Tiranë përveç fakultetit të Juridikut, në të gjithë të tjerët është rikthyer normaliteti.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë