Protesta/ Një grup studentësh vijojnë të bojkotojë mësimin, protestë para MAS dhe Kryeministrisë

Një grup i vogël studentësh të universiteteve të Tiranës kanë vijuar protestën edhe sot. Ata vijojnë të bojkotojnë mësimin edhe pse pjesa tjerët e studentëve u janë rikthyer auditoreve. Sot, një grup studentësh kanë marshuar drejt Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë me pankarta dhe tymuese në duar. 

Ata u mblodhën fillimisht te Universiteti Politeknik nga ku më pas marshuan drejt Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit. Por ata kanë paralajmëruar se do të mblidhen edhe para Presidencës dhe Ambasadës amerikane. Ky grup studentësh thonë se protesta do të vijojë deri në momentin që kërkesat e tyre të plotësohen. Edhe pse nga ana tjetër Qeveria ka miratuar një paketë me 12 vendime duke i dhënë zgjidhje tetë kërkesave të studentëve përmes "Paktit për Universitetin" i miratuar nga Qeveria në 30 dhjetor të vitit të kaluar.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Geri: 09/01/2019 16:37

    Ajo vajza bionde me celular eshte pjese e FRD,cfare studentash? ahahhah I pagun Luli me 1 byrek ne dite te mjeret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja