Protesta për "Rrugën ballkanike"
Greqia rrit praninë policore pas tyre

Protesta për "Rrugën ballkanike"<br />Greqia rrit praninë policore pas tyre
Refugjatët e bllokuar në fshatin Idomeni, i cili ndodhet në vendkalimin kufitar greko-maqedonas, mëngjesin e sotëm janë mbledhur sërish dhe në një numër më të madh për të shprehur revoltën e tyre kundër mbylljes së të ashtuquajturës “rruga ballkanike”, njofton agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).

Autoritetet greke u bëjnë thirrje refugjatëve që të largohen nga Idomeni për në kampe të tjera, me qëllim që më pas të aplikojnë në programin e Bashkimit Evropian për zhvendosjen e refugjatëve, por shumica e refugjatëve nuk i besojnë këtij programi dhe refuzojnë të largohen nga Idomeni.

Për këtë arsye, ata që nga dita e hënë në shenjë proteste mbajnë të bllokuar hekurudhën ndërkombëtare, por mëngjesin e sotëm numri i protestuesve është rritur dukshëm.

Ndërkohë edhe numri i forcave policore greke vazhdon të rritet, me qëllim që të mbajnë refugjatët larg gardhit të ndërtuar nga ushtria maqedonase. Në radhët e para të protestuesve të cilët ndodhen rreth 150 metra larg gardhit, qëndrojnë persona me aftësi të kufizuar dhe fëmijë. ATA

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë