Protesta për rrugën e prishur
Vlorë - Himarë në pikun e trafikut

Protesta për rrugën e prishur<br />Vlorë - Himarë në pikun e trafikut
VLORË - Disa banorë të Radhimës dhe pronarë hotelesh, kanë protestuar ditën e sotme për kushtet e rrugës nacionale Vlorë - Himarë. Në afërsi të fshatit turistik Radhimë, banorët dhe pronarët kanë kërkuar nga pushteti qëndror dhe ai lokal rregullimin dhe sistemimin sa më shpejt të këtij aksi nacional, që ditët e fundit po përballet gjithmonë dhe më shumë  me trafik të rënduar  si për ata që janë tranzit ashtu dhe për ata pushues që preferojnë Radhimën dhe Orikumin për të pushuar.
 
Prej më shumë se gjashtë muajsh, ky aks është bërë një gangrenë për të gjithë ata drejtues automjetetsh,  pasi projekti përfshin shtrimin e tubave te ujrave të zeza dhe të bardha. Kjo situatë ka bërë që rruga nacionale të amortizohet dhe të jetë një pengesë për udhëtimin e automjeteve dhe jo vetëm për ata,  por edhe për banorët dhe pronarët e hoteleve.
 
Në 24 orë, në këtë aks rrugor kalojnë më shumë se 20 mijë automjete të tonazheve të ndryshme. Drejtuesit e automjeteve shpesh herë rrezikojnë jetët e tyre dhe të kalimtarëve.
 
E konceptuar si një protestë,  banorët ankohen se ky aks po dëmton turizmin, jeten e njerëzve si dhe imazhin e kësaj zone dhe këkojnë që ky aks t’i kthehet noramalitetit dhe shtrimit me asfalt, pasi turistët e huaj janë ankuar për këtë fenomen.
 
Në fund banorët u shprehen se nqs nuk zgjidhet kjo situate deri në fillim të gushtit, ata do të bllokojnë ketë rruge nacionale.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Shorti për apartamentet e reja te ‘5 Maji’, Veliaj: Leksion për politikën të mos pengojë punët publike! Përfitojnë edhe ata që nuk kanë pasur legalizim

Shorti për apartamentet e reja te ‘5 Maji’, Veliaj: Leksion për politikën të mos pengojë punët publike! Përfitojnë edhe ata që nuk kanë pasur legalizim