Protesta paqësore në Bjellorusi në nder të viktimave/ Lukashenko: Do të bisedoj me Putin, nuk kërcënohem vetëm unë (VIDEO)

Me opozitën e cila ditë pas dite po fiton  forcë pas disa ditësh protesta kundër zgjedhjeve presidenciale të mbajtura të Dielën e kaluar,  liderja e opozitën nga Lituania, Svetlana Tikhanovskaya u ka bërë thirrje mbështetësve të mblidhen përsëri këtë fundjavë.

Qytetarët u mblodhën mesditën e sotme pranë stacionit të metrosë Pushkinskaya në kryeqytetin Minsk në nder të Alexander Taraikovsky, protestuesit 34-vjeçar humbi jetën  të hënën.

Një "Marshim për Liri" është planifikuar  të mbahet në Minsk të Dielën, një javë pas zgjedhjeve të kontestuara që 65-vjeçari Lukashenko pretendon të ketë fituar me 80% të votave.

Në shenjë të presionit në rritje, Lukashenko deklaroi se donte të fliste me Putin, duke paralajmëruar se protestat në rrugë nuk përbënin  kërcënim për Bjellorusinë.

Zyrtarët bjellorus kanë konfirmuar dy viktima në trazira dhe rreth 6700 të arrestuar. Ndërkohë që ditën e djeshme ministrat e jashtëm të BE i bënë thirrje Lukashenko-s të dëgjojë zërat e qytetarëve për demokraci.

1597500231_bjellorusi.jpg

1597500220_bjellorusi1.jpg

1597500207_bjellorusi7.jpg

Përgatiti Suada Mehmetaj

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu