Në fjalën e mbajtur në protestën që po zhvillon sonte para kryeministrisë, në të cilën pjesëmarrja edhe kësaj radhe duket e ulët, kryedemokrati Sali Berisha u mburr me zgjedhjen e tij si zëvendëspresident i CDI-së. Kjo organizatë e 115 partive të djathta ka 17 zëvendëspresidentë.
"Do të shkruhet në muret e kohërave si qeveria më antishqiptare, me hajdutë, që ka njohur ndonjëherë kombi shqiptar. Ju sjell këtu ju përshëndetjet e përzemërta nga udhëheqja e internacionalit të qendrës demokrate. Përfaqësues të 155 partive të qendrës së djathtë në katër kontinentet. Vij sot nga Brazili për t’ju garantuar ju se keni miq më shumë se kurrë, se ju demokratë dhe demokrate në betejën e tmerrshme që përballemi nuk jemi vetëm, por jemi me mbështetje të madhe, të fuqishme nga njerëzit e lirë, nga njerëzit që duan lirinë dhe të vërtetën në mbarë botën. Në këtë rast dua të shpreh mirënjohjen të gjithëve. Ai nderim që më bën CDI duke më zgjedhur në postin e lartë të zv.presidentit të saj është nderim për sakrificat tuaja, është nderim për qëndrueshmërinë tuaj, për guximin tuaj, për mbrojtjen që u keni bërë vlerave të lirisë së demokracisë, në Shqipëri, të familjes. Tre ditë në punimet e asamblesë të përgjithshme mund t’ju them që çështjet më kryesore në ato punime ishin Ukraina parë dhe iu shpreh solidariteti i plotë kombit ukrainas. U dënua me forcën më të madhe agresioni rus, pushtimi i Ukrainës. Në agjendën e punimeve ishte Venezuela e Maduros, i cili njëlloj si Rama vodhët në çdo zgjedhje. Në agjendën e punimeve të asamblesë së përgjithshme të CDI një vend qendror zinte edhe Shqipëria, narkodikatura e Edi Ramës, të cilën e denoncuan dhe e dënuan. Droga e Edi Ramës ka marrë dhenë",- tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Berisha sërish vetëm me një grusht militantësh në protestën para Kryeministrisë: Rama e Balluku do ikin të tmerruar












