17 qytetarë mes tyre, mes tyre 6 policë dhe 11 protestues iu drejtuan në Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" dhe Spitalit Universitar të Traumës për ndihmë mjekësore, pas tensioneve në protestën e cila vijon ende para Kuvendit.
Në një njoftim Ministria e Shëndetësisë thotë se të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i plotë:
Ju informojmë se aktualisht në strukturat e shëndetit publik, në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" (QSUT) dhe në Spitalin Universitar të Traumës (SUT), po marrin shërbim mjekësor gjithsej 17 pacientë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në QSUT janë paraqitur 10 protestues.
Prej tyre, 3 pacientë kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe janë larguar nga spitali, sipas këshillës së mjekut.
Aktualisht, 4 pacientë po marrin trajtim në Urgjencën e QSUT-së, nën kujdesin e ekipit mjekësor, ndërsa 3 pacientë po trajtohen në shërbimin e Toksikologjisë.
Të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në Spitalin Universitar të Traumës, po marrin shërbim mjekësor 6 efektivë policie dhe 1 protestues, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtimin e nevojshëm nga ekipet mjekësore.
Lajmi kryesor:
Protestë para Kuvendit/ Sulm me vezë e domate ndaj policëve, lëndohen 6 prej tyre! Policia hedh ujë e spray piper! 5 protestues të shoqëruar, 11 në spital (VIDEO)









