Pa shpresë për të ardhmen dhe me zë të ngjirur banorët e ‘5 majit’, Laprakës, Paskuqanit dhe Kodrës së Priftit, insistojnë në protestën e tyre, me pretendimin se nuk po i respektohen të drejtat themelore.Gazetarja e Report Tv, Enxhi Musaj i është afruar disa prej tyre.
Një burrë i moshuar, banor i Babrrus prej 30 vitesh, me lot në sy tregoi për mikrofonin e Report Tv se është i dëshpëruar dhe se nëse i prishet shtëpia nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të vrasë veten dhe gruan.
“Shtëpia ime do të dëmtohet. Jam i sëmurë me dializë, gruan e kam pa pension. Se di ku do ikim, jam i vrarë nga jeta ime. Po na morën shtëpinë do vrasë dhe gruan.. s’na ka mbetur gjë. Burrë e grua jemi. Unë jam i mbaruar, jam i vdekur nëse na marrin shtëpinë. Do vras gruan dhe veten, të rrojnë këta s’kam ca bëjë, s’kam ku shkoi. 30 vjet e kam atë shtëpi, sot ai thotë dil përjashta. Vajza më ka shlyer dritat dhe ajo e shkreta ka 2 fëmijë. jam gati të vras vetes.”, tha ai.
Një tjetër banorë i lagjeve të prekura, tha se nuk kërkon asgjë tjetër përveç zbatimit të ligjit dhe një dëmshpërblimi të drejtë.
“Ne kërkojmë vetëm të zbatohet ligji, asgjë më shumë. Në aktmarrëveshje nuk është përcaktuar asgjë saktë, nuk përcaktohet dëmshpërblimi. Ne nuk dimë ku po firmosim.”, tha ai.
Bashkëshorti dhe babai i dy fëmijëve banues në Paskuqan, tha se nëse i shembet shtëpia kërkon një dëmshpërblim të drejtë me çmim e tregut dhe një shtëpi ku të strehohet me familjen e tij.
“Kemi kërkuar që bashkia të vijë, por nuk vijnë të na takojnë, nuk na kanë dhënë asnjë përgjigje se dimë nëse do të dëmshpërblehemi, ku do të shkojmë nuk e dimë. Jemi katër veta në familje., Presim të na kthejnë një përgjigje të dëmshpërblehemi me çmimin e tregut. S’kemi ku strehohemi, do të dalim te koshi plehrave, ose do të shkojmë te shpija e di Ramës të ngremë çadër”, tha ai.
Lajmi kryesor:
U shembën shtëpitë nga Unaza e Madhe e rikualifikimi urban, banorë të 4 lagjeve në Tiranë protestë: Na lanë në rrugë, ku të shkojmë ne?! Rama: Kanë marrë më shumë se u takon
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Janar, 08:40
A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?
-
Po
88%
-
Jo
6.9%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1892
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arrestohet anëtari i klanit 'Duka', me shokun e tij po lëvizte me armë në makinë nëpër Tiranë! Elvis Gaçaj vite më parë u dënua për vrasjen e Santiago Malkos
18 Janar, 13:28
-
Veliaj jep certifikatat e pronësisë për familjet e ‘5 Majit’: I vendosur t’i çoj punët deri në fund
18 Janar, 12:02
-
2 muaj nga vrasja e Martin Canit, babai: Heshtja vret më shumë! Nuk ishte grup kriminal, mund të zbardhej për 3 ditë! Krah prindërve të viktimës edhe shoku që mberi i plagosur
18 Janar, 11:39
-
Tiranë/ Të dënuar për drogë, vjedhje dhe drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, arrestohen 3 të shpallur në kërkim, mes tyre edhe një 19-vjeçar
18 Janar, 10:55
-
Tiranë/ Endacaku gjendet i pajetë tek kabina elektrike, objekti ishte përfshirë nga flakët, dyshohet se mund të ketë qenë cigarja
18 Janar, 10:52
-
Aktivitete kulturore/ “Art with Heart” sfilata tek qendra "Agimi" e "Tejdukshmëri ekzistenciale” ekspozita e Krist Dimos! "Gruaja e burrit tim" komedia në teatrin e Vlorës
18 Janar, 10:22
-
Protestuan para bashkisë së Tiranës, policia nis hetimet për Adriana Kalanë, Balliun, Blushin e Telitin
18 Janar, 10:09
-
Trajtimi mjekësor për fëmijën nga Gaza, kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi
17 Janar, 20:56
-
Autoriteti i Dosjeve propozim për Vilën 31 me ekspozita për jetën personale të Enver Hoxhës dhe Koçi Xoxes! Workshope për artin në diktaturë dhe ture me histori personale
17 Janar, 20:37
-
U hoq nga rrethrrotullimi, ‘Shqiponja’ nga Tirana në Kukës
17 Janar, 16:43
-
Veliaj:Tiranës do i shtohen edhe 10 shkolla të reja, subvencionojmë çerdhet dhe kopshtet si asnjë vend tjetër në rajon
17 Janar, 15:18
-
Ekspozitë në presidencë, ‘një copëz arti’ vjen nga Tetova! Begaj: Artistët të mos braktisin elementët kombëtarë
17 Janar, 14:29