Policia ka shoqëruar protestuesin Erlis Sina, i cili këtë të enjte mori pjesë në protestën para Kuvendit. Ende nuk dihet arsyeja e shoqërimit të Sinës, i cili u bë i njohur për publikun pas një mesazhi drejtuar tij nga kryeministri Edi Rama.

Rama publikoi një foto të SInës mëngjesin e një dite që qytetarët e gdhinë para Kryeministrisë në shenjë proteste, ku ai dukej i braktisur nga protestuesit e tjerë në nismën për të kaluar natën para godinës qeveritare.


Lajmi kryesor:

Protestë para Kuvendit/ Sulm me vezë e domate ndaj policëve, lëndohen 6 prej tyre! Policia hedh ujë e spray piper! Rreth 15 protestues të shoqëruar, 11 në spital (VIDEO)