Protesta, Patozi-Ramës: Mbaje vath në vesh, nuk je, as i fortë dhe as i pamposhtur

Protesta, Patozi-Ramës: Mbaje vath në vesh, nuk je, as i fortë dhe as i pamposhtur

Astrit Patozi

Ish-n/kryetari i PD, Astrit Patozi ka reaguar pas deklaratave të Ramës për protestën dhe protestuesit në Kalimash pak ditë më parë kundër tarifës. Patozi i thotë Ramës se përpiqu të kuptosh se nuk je, as i fortë dhe, as i pamposhtur. Nga protesta në Rrugën e Kombit u arrestuan 23 persona, ndërsa opozita ka paralajmëruar mosbindje civile.

 

Kam vetëm një kërkesë në adresë të kryeministrit në vështirësi frymëmarrjeje sot: Mos luaj me ndjeshmërinë e protestuesve kuksianë dhe as të shqiptarëve të tjerë të revoltuar, jo vetëm për shkak të tyre, por mblidhe qeverinë dhe zgjidhe një herë e përgjithmonë çështjen e tarifës për Rrugën e Kombit. Mos kujto asnjëherë se do të shpëtosh duke nxjerrë qitapet e vitit 2011 apo ato të kohës së Haxhinastos. Nuk kanë më asnjë vlerë, sepse sot je ti kali i kapur duke shirë lëmin.

Dhe pasi ta zgjidhësh, përpiqu të kuptosh se nuk je, as i fortë dhe, as i pamposhtur, që ta kesh për tjetër herë, sepse këtu do të jemi prapë. Bëje mundësisht përpara se të lirohen ata "vandalët" e arrestuar, se çdo orë që kalon ta rrit faturën jo vetëm politike të kësaj afere. Dhe mbaje vath në vesh një herë e mirë që arroganca dhe karshillëku në rritje i pushtetit nuk janë asnjëherë forcë, por vetëm dobësi. Zakonisht, ato janë nisja e rënies së pandalshme për çdo qeveri të korruptuar.

Statusi në Facebook i Astrit Patozit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labi: 04/04/2018 00:48

    O legen burr rama do ket dhe 20 Vjet t tjera n krye

    Përgjigju
  • Dibrani I ikur: 03/04/2018 22:17

    Per deri sa e suallt gjendjen ketu JU sherbetoret e sali gjakatarit nuk ju besojne as femijet tuaj o te vdekur e te pa varrosur.

    Përgjigju
  • Chris: 03/04/2018 18:06

    Me rival si ju sigurisht qe eshte i pamposhtur

    Përgjigju
  • Hahahahahaaaaaaaaaaaaaa: 03/04/2018 16:26

    HAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA Trimi Patosi.Ky lag breket e veta.

    Përgjigju
    • Elbasani: 04/04/2018 01:03

      As skeni ca ti beni Rames . Ndersa ti ngele si nje çakall jashte gardhit dhe kerkon te hysh por eshte I larte dhe ske kellqe ti hidhesh aq larte e kupton apo jo? Mos na bej si i zgjuar se ke vdek ti dhe gjithe lloj qe perfaqeson o derzi dhe mjerane...

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni