Edhe pse organizator i protestës sot në shesh zyrtarisht nuk është PD, por është shprehur për mbështetje të saj, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka lëshuar një njoftim për shtetasit e SHBA në Shqipëri. Fillimisht në të thuhej se gjatë kësaj të mërkure PD ka paralajmëruar një protestë para godinës së kryeministrisë, lidhur me rritjen e çmimit të energjisë elektrike ndaj shtetasit amerikanë duhet të shmangin turmat në lokacione të ndryshme, pasi protesta mund të jetë paqësore por mund edhe të mos jenë të tilla, por më pas është ndryshuar nga vetë stafi i ambasadës. 

"Një protestë është njoftuar në Tiranë. Kjo protestë mund të migrojë në vende të tjera në Tiranë, ose tubime të ngjashme mund të shfaqen në pjesë të tjera të qytetit. Kohëzgjatja e mbledhjes së pritshme është e panjohur. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve vendore të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit", thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ambasada përsërit thirrjen për qytetarët e saj që të "shmangin tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdim, të jenë të vetëdijshëm për çfarë ndodh rreth e rrotull, të monitorjnë mediat lokale për përditësime".