Teksa qytetarët pritet të mbajnë një protestë kundër resortit në Zvërnec, banori Minella Balliu tha për mikrofonin e Report Tv se prona është blerë nga gjyshi i tij në vitin 1932 dhe sipas tij ekziston edhe dokumenti i blerjes dhe transkripti.
Kjo pronë është e blerë nga gjyshi im në 1932, ndërsa ekziston dokumenti i pronës dhe transkripti. Ndërsa në 1946 më është sekesutruar 220 ha nga shteti komunist. Pas viteve ’90 ma ka njohur Gjykata e Vlorës. Toka ime është këtu (brenda territorit që këtu e deri tek kodra)” shpjegon ai për gazetarin Armand Xhelili.
Banori shton se këtë pronë Artur Shehu e ka marrë me dokumente të falsifikuara. Ai nënvizon se pronën Shehut ia ka njohur gjyqtari Alaudin Malaj, ish-kreu i Apelit në Tiranë në vitin 2009, pikërisht kur në pushtet ishte Sali Berisha.
“Këtë pronë e ka marrë Artur Shehu me dokumente të falsifikuara. Nga diskutimi që bëmë me Kryeministrin ia kam ngritur shqetësimin dhe i kam thënë se nuk duhet bërë asgjë pasi jam në proces gjyqësor. Arturi Shehut pronën ia ka njohur gjyqtari Alaudin Malaj, ish-kreu i Apelit në Tiranë në vitin 2009. Gjykata e Lartë e hodhi poshtë vendimin e Alaudin Malajt dhe çështja nisi nga fillimi në Gjykatën e Vlorës”, shtoi Minella Balliu.
Teksa mbante një kapele me emrin e Donald Trump Balliu tha se ata janë pro investimit në Zvërnec
“E mbaj vet a do vijnë të investojnë amerikanët këtu unë jam pro investimit, se nuk do rrimë me kasolle në mal”, përfundoi ai.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- ‘Narta është e jona’, protestë në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit! Qytetarët: Jemi për t’i dhënë zë flamingove, të anulohet projekti




