Protesta për rrëzimin e Ramës/ Haklaj: Ishte kundër SHBA! Caca: S’ishte revolucion! Elezi: Po të mos ishte Meta, do shkoja! Vokshi: Dyshoj te qëllimi i Berishës

TIRANË- Të katër të ftuarit në ‘Repolitix’ kanë qenë njëzëri kundër protestës së Sali Berishës së 13 shkurtit. Ish-deputeti Azgan Haklaj tha se arsyeja pse nuk ishte në protestë, ishte sepse u pa qartë që e gjitha ishte kundër SHBA-së, aleatit kryesor të Shqipërisë.

“Nuk kishte kauzë, dhe aty pamë një miting kundër SHBA. Është e thjeshtë, PD është misionare që ka rrëzuar komunizmin në aleancë me SHBA dhe BE, nuk kishte shans që unë të isha aty, Berisha tha të vijë demokratët me përjashtim të Alibashës dhe pastaj ju bën thirrje socialistëve, ne na quajnë peng të Ramës, këtej iu bën thirrje socialistëve. Të sulmosh Kim është të sulmosh SHBA. E nisi te kryeministria, te Bashkia dhe te PS, ky nuk është revolucion,. Revolucion do të thotë përmbyste me dhunë të një shteti dhe zëvendësimin me një tjetër. Pse ka një ngutje të Berishës”, tha Azgan Haklaj.

Demorkati Përparim Caca tha se ka parë shumë gjëra që nuk shkonin te protesta e Berishës. Së pari, sepse mungonte elektorati gri, e ndërsa tha se është i bindur se nuk ishte një revolucion.

“Nuk ishte revolucion, i vetmi është ai brenda PD, rikthimi, rithemelimi dhe marrja e partisë. Kjo protestë nuk e bashkoi PD. Në këtë protestë ka munguar pjesa gri. Kemi të bëjmë me një protestë . Angazhohen njerëzit që sot do bëjmë protestë të madhe do rrëzojmë Ramën, nuk rrëzohet pushteti me këtë sistem që kemi, rrëzohet me vonë, protestat janë për të akumuluar zemërata kundër padrejtësive”, tha Përparim Çaça.

Një arsye pse publicisti Endrit Vokshi nuk zgjodhi të shkonte në protestë ishte pikërisht për faktin se organizohej nga Berisha dhe Meta. Ai tha se dyshon te qëllimi pse janë thirrur qytetarët në këtë protestë.

 “Dyshoj te qëllimi që organizohet protesta. McGonigal ka cenuar shteti amerikan, kam besimin që është vetë Amerika që e ndëshkon dhe merr masa, protesta në fjalë është më shumë një protestë shantazhi kundër grupit të PD, kundër gjykatës, kundër shtetit, për t’i thënë ambasadorëve unë jam unë. Protesta e Berishës dhe Metës nuk kanë pjesëmarrje. Si mundet të shkohet në një protestë ku e organizon Meta i filmuar për korrupsion. Ai ka institucionalizuar vjedhjen e votës. Nëse është për të protestuar ka shumë e ka sofistikuar vjedhjen Rama, por nëse vazhdojmë me Berishën dhe Metën që të mbajnë regjimin, nuk ka asnjë arsye për të protestuar, por nuk ka kuptim t’i bashkohesh protestës së tyre”, tha Endrit Vokshi, publicist.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe ish kreu i PD-së së Kukësit, Ibsen Elezi. Ai tha se do të dilte në protestë nëse nuk do të ishte Ilir Meta duke e akuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë se ka blerë vota.

“Nuk isha në protestë, nuk e ka thirrur PD, por dhe Ilir Meta, por ta thërriste Berisha vetëm do shkoja. Meta në 2013në Kukës kanë blerë vota, unë e di se si ka qenë e gjithë ajo situatë politike, jam përballë në kolegj zgjedhor, si mundem unë që të shkoj në protestën e tyre”, tha ai.

Madje, Elezi tha se Berisha i ka mashtruar ato që thirri në Bulevard, pasi iu tha se do të rrëzonte qeverinë Rama dhe nuk e bëri.

“Kur jep objektivin, realizoje. Mashtrimi më i madh që iu bë qytetarëve ishte që një qeveri nuk rrëzohet me protestë. Një qeveri si e Ramës duhet të rrëzohet me protestë, jo me vota”, shtoi Elezi.

Duke u ndalur te numrat, Haklaj tha se Berisha nuk ka pasur asnjë gjysmën e njerëzve që mblidhte Basha.

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni