Ish-ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili është bërë pjesë e protestës në mbështetje për ish-krerët e UÇK, që po zhvillohet në 'Sheshin Skënderbej' në një prononcim për media, tha se kjo protestë nuk është politike.

Ai i bëri thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e kësaj proteste.

‘Është impresionuese protesta e sotme. Kjo nuk është një protestë politike, është protesta e shqiptarëve, kush ka gjak shqiptari do të duhet që të jetë sot këtu në këtë shesh’, tha Manja.


Lajmi kryesor:

Mijëra shqiptarë në protestë, mesazh Gjykatës Speciale nga Tirana: Drejtësi për ish-krerët e UÇK-së! Moisiu e Ali Ahmeti: Akuza të fabrikuara