Protesta për Unazën e Re, Gjiknuri: 3 vite qira për ata që i kanë banesat pa leje

TIRANE-Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ka reaguar sërish pas protestës mbrëmjen e djeshme të banorëve të Unazës së Re, banesat e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Madhe. Ministri rithekson se pronarët do të shpronësohen 100%, ndërsa ata pa leje do marrin 3 vite qira dhe do trajtohen me përparësi për banesa sociale.

Segmenti i përfunduar urban i Unazës së Madhe nga Komuna e Parisit tek Shkolla Teknologjike është modeli ynë për Tiranën e së ardhmes. Për çdo skeptik, ky është standardi me të cilin do ndërtohet dhe segmenti nga Shkolla Teknologjike tek Sheshi Shqiponja. Pronarët shpronësohen 100%. Ata pa leje do marrin 3 vite qira dhe do trajtohen me përparësi për banesa sociale.

Damian Gjiknuri

Banorët e unazës së re sot kanë paralajmëruar protestën në ditën e 13 para bashkisë së Tiranës, teksa do të zhvillohet edhe mbledhja e këshillit. Opozita ka deklaruar se do të bojkotojë mbledhjen, ndërsa pritet që të mbështesë banorët në protestë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emiri i katarit: 15/11/2018 09:33

    Per pallatin e ndertuar ne det te vjehrrit te lul bashes per pushime nuk ka problem nese paguhen 11 mln euro, se e ka me leje , packa se leja eshte dhene duke shkelur ligjin. Ama per shtepite e fakirave qe duhen prishur se do behet nje projekt i 80' kur skishte as bar ne ate vend nuk ka demshperblime. Pasi iu premtoi per 4 vite se do legalizoheshin te gjithe , iku 4 vjecari i pare po iken dhe i dyti dhe njerezit vazhdojne te jetojne me friken se cfare plani rregullues do iu bjere per pjese, francezi, japonezi , rusi , italiani apo dreqi me te birin. Merri votat per zgjedhje e prishu shtepite pas zgjedhjeve. Vete i lane ti ndertonin, madje u moren edhe rryshfet kur i ndertuan, per te mos i prishur. Njesoj jane si e majta si e djathta, kur nuk u duhesh me te vrasin , te prishin shtepine , te rrisin taksat. Ropt ku ti ken te gjithe politikanet

    Përgjigju
  • Ceni: 15/11/2018 08:48

    Asnjë Kokèrr Leku për Dèmshpèrblimin e BANDIRÊVE dhe KRIMINELËVE që kanë Zabtuar dhe Ozurpuar TOKAT Shtetërore. Ç'faj dhe Ç'kusur kanë Shqiptarët dhe Pjesa dêrrmuese e Shoqërisë që tju Paguajë LEK për dëmshpërblim këtyre KRIMINELËVE që erdhën nga Malet dhe NUK lanë gjë pa VJEDHUR dhe pa ZABTUAR

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja