Një protestë u njoftua për ditën e sotme në rrjete sociale pas vrasjes së 15-vjeçarit Erion Boba me thikë në zemër nga një bashkëmoshatar. Halla e Erionit, Barie Çupi për mediat ka thënë se prezenca e pakët e qytetarëve në protestë, është një neglizhencë dhe rënie e ndërgjegjes shoqërore.

Barie Çupi kërkon drejtësi për nipin e saj si dhe më tepër solidaritet nga qytetarët.

“Kjo neglizhencë e një populli para një tragjedie, tregon rënie të ndërgjegjes shoqërore.. ne djali na iku e s’na kthehet më, por prindërit që janë sot në çdo familje, apo mësuesit nëpër shkolla, mjekët, mësuesit, nesër mund të ketë një Erion tjetër, një Martin tjetër. Thikat e Erionit mund të jenë thikat e një fëmijë tjetër nesër. Edhe drejtësia për Erionin është shumë e vështirë…. unë kam marrë me qindra mesazhe, dhe i falënderoj të gjithë shqiptarët për mesazhet e ngushëllimit, por ngushëllimi më i thellë do ishte të ishin sot këtu në këtë protestë të njoftuar”, shprehet ajo.

Lajmi në përditësim...