Në protestën për Zvërnecin një ambientalist tha për Report Tv se ata nuk janë kundër investimeve, por jo në këtë zonë.
“Dunat shekullore janë sheshuar dhe është hedhur çakull. Edhe në kodrat e Zvërnecit është gërryer masiv dheu. Nuk jemi kundër investimeve, por në këtë zonë nuk jemi pro, sepse është një zonë e mbrojtur dhe sidomos në atë shkallë. Nëse këtu do të ketë ndërtim s’do mvbetet asgjë për natyrën.
Protesta nuk do të ndalojë. Sot e kësaj dite leja nuk është zbardhur, sepse përveçse po shkatërrohet një zonë natyrore po shkelin ligjet me të dyja këmbët. Kështu këtu po bëhet një ndërhyrje e jashtëligjshme", tha ai.
Lajmi kryesor:
‘Mbrojmë Nartën’, protestë në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit! Qytetarët: I japim zë flamingove, të anulohet projekti! Kauzës i bashkohet me not edhe Eva Buzo: Jam këtu për suport (VIDEO)






