Protesta përpara Kuvendit, Balla: Prokuroria të nisë hetimet, Policia e Shtetit u dhunua nga deputetë mercenarë të PD-së

Protesta përpara Kuvendit, Balla: Prokuroria të nisë hetimet, Policia e Shtetit u dhunua nga deputetë mercenarë të PD-së

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka kërkuar Prokurorisë që të nisë menjëherë hetimet për dhunën e ushtruar ndaj punonjësve të policisë, në protestën e zhvilluar përpara Kuvendit. Teksa iu ka shprehur në emër të grupit parlamentar shërim të shpejtë policëve të plagosur, ai i bëri thirrje Prokurorisë së Tiranës që të fillojë hetimet, pasi sipas tij, jeta dhe shëndeti i çdo polici është preokupim madhor.

Balla gjatë fjalës së tij tha gjithashtu se opozita ka përdorur deputetët e saj 'mercenarë' për të frymëzuar dhunën kundër punonjësve të Policisë së Shtetit.

Sikurse kjo pjesë e sallës jo vetëm që është bosh, por ka përdorur deputetë mercenarë për të frymëzuar dhunën kundër punonjësve të Policisë së Shtetit. Ky është një turp i radhës për PD-në dhe për LSI-në, që në vend që të ishin këtu për të diskutuar buxhetin e shtetit, në vend që të mbështesin një buxhet i cili rrit pagat, pensionet, heq taksat për imputet bujqësore, ndërton një sërë rrugësh, kanalizime të ujrave të zeza, ujësjellësa në pjesën më të mirë të territorit të vendit, bëhet bashkë me një grup zaptuesish, emrat e të cilëve tashmë janë bërë publik nga Kryeministri para pak orësh këtu në këtë foltore, të cilët në emër të zaptimit dhe paligjshmërisë guxojnë të ngrenë dorën kundër ligjit, sikurse nuk e respektuan ligjin ditën që i zunë frymën unazës së Tiranës.

Taulant Balla, deputet i PS-së 

Balla iu drejtua edhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke i thënë se është i pari që nuk duhet të protestojë për dëmshpërblim.

Ti Lulzim je i pari që nuk të takon të protestosh për dëmshpërblim, sepse atyre qytetarëve të thjeshtë duhet t'u tregosh se ti ke interesat e tua kur bëhet fjalë për dëmshpërblim. Ti dhe vjehrri yt jeni ata persona që doni t'i bëni presion qeverisë për t'u dëmshpërblyer për ndërtime pa leje për shkak të një vendimi të një gjykate dhe nuk mund të jesh ti ai që del në krahun e atyre që duhen dëmshpërblyer. Për ne sot është e rëndësishem që të gjendemi pranë punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët meritojnë gjithë respektin për punën që bëjnë çdo ditë për të garantuar sigurinë publike. Edhe kur bëhet fjalë për një protestë, ajo duhet të jetë brenda kuadrit të përcaktuar, sikurse është e drejta për të protestuar deri momentin që respektohet ligji.

Taulant Balla, deputet i PS-së 

Banorët e 'Unazës së Re' zhvilluan paraditen e sotme një protestë përpara Kuvendit të Shqipërisë, nga e cila mbetën të plagosur 13 efektivë policie dhe 3 qytetarë. Edhe sot, në ditën e 18 të protestës, banorët kanë kërkuar dëmshpërblim përkundrejt banesave që do të preken nga projekti "Unaza e Re".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar